Aktualitet

Vodhi bizhuteritë në vilën e të moshuarve ku punonte, në pranga 30-vjeçarja shqiptare në Selanik

Sipas raportimit të medieve greke, gruaja shqiptare kujdesej për të moshuarit, ndërsa sipas policisë, ka dyshime se ka kryer vjedhjet, duke përfituar nga fakti se të moshuarit nuk shikonin mirë ose nuk gëzonin shëndet të plotë.
Featured image of article: Vodhi bizhuteritë në vilën e të moshuarve ku punonte, në pranga 30-vjeçarja shqiptare në Selanik Bizhuteritë e vjedhura

GREQI– Një shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet se se ka vjedhur bizhuteri dhe para në banesën luksoze. 30-vjeçarja shqiptare punonte si sanitare në një shtëpi në Salanik.

E reja dyshohet se ka kryer gjithsej 4 grabitje në banesë, që nga viti i kaluar deri më tani.

Sipas raportimit të medieve greke, gruaja shqiptare kujdesej për të moshuarit, ndërsa sipas policisë, ka dyshime se ka kryer vjedhjet, duke përfituar nga fakti se të moshuarit nuk shikonin mirë ose nuk gëzonin shëndet të plotë.

Shqiptarja dyshohet se ka vjedhur deri 13 mijë euro. Vjedhjet kanë ndodhur në zonat Thermi, Tagarades dhe Rissi. Policia greke arrestoi punonjësen shqiptare, ndërsa çështja për 4 vjedhje në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë Publike në Selanik, ku e reja do të njihet me masën e sigurisë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment