Aktualitet

“Vodhi 8 biçikleta dhe dritaret e zyrës së veteranëve”, Policia vë në pranga “tmerrin” e Durrësit

Sipas një njoftimi për mediat nga blutë e Durrësit, bëhet me dije se 40-vjeçari me inicilaet, D.Sh. ka vjedhur 8 biçikleta dhe një zyrë të veteranëve të qytetit.
Featured image of article: “Vodhi 8 biçikleta dhe dritaret e zyrës së veteranëve”, Policia vë në pranga “tmerrin” e Durrësit Foto ilustruese

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar sot një 40-vjeçar, pasi dyshohet se është autori i 8 vjedhjeve. Sipas një njoftimi për mediat nga blutë e Durrësit, bëhet me dije se 40-vjeçari me inicilaet, D.Sh. ka vjedhur 8 biçikleta dhe një zyrë të veteranëve të qytetit.

Ky shtetas dyshohet se është autor i vjedhjes së zyrës së veteranëve, ndodhur në datën 13.09.2017, në lagjen Nr. 2, Durrës, ku ka vjedhur dhe më pas i ka shitur orenditë dhe dritaret e kësaj zyre”, shtohet më tej në njoftim. .

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”, për zbardhjen e vjedhjeve të pronës, ndodhur muajt e fundit në qytetin e Durrësit. Zbardhjen 8 raste të vjedhjeve të biçikletave dhe të një zyre. Operacioni nga Komisariati i Policisë Durrës. Vihet në pranga autori i dyshuar i këtyre vjedhjeve. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Stacioni”, duke bërë të mundur dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjes së pronës.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: D. Sh., 40 vjeç, banues në lagjen Nr. 6 Durrës. Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar i një sërë vjedhjeve të biçikletave dhe të një zyre, të ndodhura gjatë muajve të fundit, në qytetin e Durrësit dhe konkretisht:

Më datë 11.09.2019, në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në banesën e shtetasit A. H. Më datë 20.09.2019, në lagjen Nr. 10, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit Q. T. Më datë 20.09.2019, në lagjen Nr. 11, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. Ll. Më datë 04.10.2019, në lagjen Nr. 14, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikleten e shtetasit S. B. Më datë 06.10.2019, në lagjen Nr. 4, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesen e shtetasit F. A., ku ka marrë disa vegla pune dhe një biçikletë me vlerë 50 000 lekë. Më datë 28.07.2019, në lagjen Nr. 6, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikleten e shtetasit A. C. Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr. 3, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit I. V.

Po ky shtetas dyshohet se është autor i vjedhjes së zyrës së veteranëve, ndodhur në datën 13.09.2017, në lagjen Nr. 2, Durrës, ku ka vjedhur dhe më pas i ka shitur orenditë dhe dritaret e kësaj zyre. Vijon puna për dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment