LIVE UPDATES
Bota

VOA: Zgjedhjet për drejtuesit e Interpolit dhe shqetësimet për të drejtat e njeriut

22 Nëntor 2021, 20:54 Nga DOSJA
VOA: Zgjedhjet për drejtuesit e Interpolit dhe shqetësimet për

SHBA- Grupet e të drejtave të njeriut dhe ligjvënësit e vendeve perëndimore po paralajmërojnë se rrjeti i fuqishëm global i oficerëve të policisë, Interpoli, mund të bjerë nën influencën e qeverive autoritare, ndërsa kjo agjenci po zhvillon këtë javë në Stamboll takimin për të zgjedhur drejtuesit e saj të rinj.

Përfaqësuesit e vendeve si Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po konkurrojnë për postet kryesore në këtë agjenci me seli në Francë, gjatë asamblesë së saj të përgjithshme që mblidhet në Turqi të martën.

Interpoli thotë se refuzon të përdoret për qëllime politike. Kritikët thonë se nëse fitojnë këta kandidatë, në vend që të gjurmojnë dhe të kapin trafikantët e drogës dhe të qenieve njerëzore, të dyshuarit për krime lufte dhe të akuzuarit për ekstremizëm, këto vende do të përdorin shtrirjen globale të Interpolit për të kapur disidentët dhe madje edhe kundërshtarët politikë në vendet e tyre.

Dy kandidatë janë kritikuar në veçanti: Gjeneral Major Ahmed Naser al-Raisi, inspektor i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili kandidon për t’u zgjedhur në postin 4-vjeçar të presidentit të Interpolit; si dhe Hu Binchen, zyrtar në Ministrinë kineze të Sigurisë Publike, që pritet të kandidojë për një post në komitetin ekzekutiv të Interpolit.

Votimi pritet të zhvillohet të enjten. Presidenti i Interpolit dhe komiteti ekzekutiv përcaktojnë politikat dhe drejtimin e punës. Ata gjithashtu mbikqyrin sekretarin e përgjithshëm, i cili menaxhon operacionet e përditshme dhe shërben si përfaqësuesi publik i Interpolit. Në këtë post është zyrtari gjerman Juergen Stock. Zoti Al-Raisi është akuzuar për tortura dhe ndaj tij janë paraqitur akuza penale në pesë vende, ndër to edhe në Francë, ku Interpoli ka selinë e tij qendrore, si dhe në Turqi, ku po zhvillohet procesi i zgjedhjeve.

Dhe zoti Hu mbështetet nga qeveria kineze, e cila dyshohet se ka përdorur agjencinë ndërkombëtare të policisë për të kapur disidentët azilantë dhe se ka zhdukur shtetasit e vet.

Emërimi i zotit Hu do të shoqërohej me rreziqe, ndoshta edhe për atë vetë. Meng Hongwei, po nga Kina, ishte zgjedhur president i Interpolit në vitin 2016, dhe u zhduk gjatë një udhëtimi kthimi në Kinë dy vite më vonë. Ai po vuan tashmë një dënim prej 13 vitesh e gjysëm burg për korrupsion, akuza për të cilat bashkëshortja e tij Grace Meng që jeton tani së bashku me fëmijët nën mbrojtjen e policisë në Francë, këmbënguli gjatë një interviste me agjencinë e lajmeve Associated Press se ishin të sajuara dhe të motivuara politikisht.

Zoti al-Raisi, i cili është tashmë anëtar i komitetit ekzekutiv të Interpolit, pretendoi nëpërmjet një mesazhi në rrjetin LinkedIn të shtunën se Emiratet e Bashkuara Arabe “e kanë prioritet mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vend dhe jashtë tij”.

Por, një raport i fundit i Grupit të Drejtave MENA përshkruan dhunimin në mënyrë të rregullt të të drejtave të njeriut nga aparati i sigurisë i Emirateve të Bashkuara Arabe, ku juristët, gazetarët dhe aktivistët janë zhdukur me forcë, torturuar, ndaluar në mënyrë arbitrare dhe frikësuar për shkak se kanë kërkuar paqësisht të drejtat dhe liritë e tyre themelore.

Matthew Hedges, student britanik i doktoraturës u burgos në Emiratet e Bashkuara Arabe për gati shtatë muaj në vitin 2018 me akuza për spiunazh. Ai arriti të përshkruajë me shumë vështirësi gjatë një konference për shtyp në Paris, torturën dhe muajt e mbajtjes në izolim pa qasje tek ndonjë avokat.

“Më jepnin një kokteil ilaçesh… për të ndikuar tek gjendja ime mendore”, tha zoti Hedges. “Edhe tani jam ende i ndërvarur nga shumica e këtyre ilaçeve. Dëgjoja bërtima që vinin nga dhomat e tjera, dhe kishte dëshmi në dysheme të torturës, torturës fizike, rrahjeve”.

Zoti Hedges u fal nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheiku Khalifa bin Zayed Al Nahyan, por zyrtarët e Emirateve ende këmbëngulin se zoti Hedges punonte për agjencinë britanike të zbulimit MI6, pa ofruar prova të qarta për të mbështetur pretendimet e tyre. Ai, familja e tij dhe diplomatët britanikë kanë mohuar vazhdimisht akuzat.

“Nuk mundet që forcës policore të një vendi që është gati t’i bëjë diçka të tillë shtetasve të huaj, dhe jo më shtetasve të tij, t’i jepet nderi të mbajë një nga pozicionet më të larta në Interpol”, tha zoti Hedges.

“Zgjedhja e al-Raisit, personit përgjegjës për atë çfarë më ndodhi mua, do të ishte një shuplakë për drejtësinë dhe një turp për forcat e tjera policore që besojnë në ruajtjen e shtetit ligjor”, tha ai.

Zoti Hedges, së bashku me britanikun tjetër Ali Issa Ahmad, një tifoz futbolli që thotë se u torturua nga agjentët e sigurisë të Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë kampionatit aziatik të futbollit më 2019, kanë ngritur një padi në Britani ndaj zotit al-Raisi dhe zyrtarëve të tjerë të sigurisë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ata kanë bërë padi penale gjithashtu në Norvegji, Suedi dhe Francë.

Një shqetësim kryesor për disidentët është abuzimi i mundshëm me të ashtuquajturit “urdhëra të kuq” të Interpolit, të cilët janë të barazvlefshëm me vendosjen e emrit të dikujt në një lloj liste globale të personave më të kërkuar nga autoritetet, që do të thotë se personi mund të arrestohet kudo që udhëton.

Interpoli këmbëngul se të gjitha kërkesat e vendeve për lëshimin e një urdhëri të kuq verifikohen nëse përputhen me parashikimet e dokumentit themeltar të organizatës, “që i ndalon rreptësisht organizatës të bëjë çfarëdolloj ndërhyrjeje apo të ndërmarrë aktivitete të natyrës politike, ushtarake, fetare apo racore”. Megjithatë, kritikët thonë se Interpoli është përdorur në të kaluarën nga qeveritë e vendeve anëtare për qëllime politike dhe se kjo mund të përkeqësohet nën udhëheqjen e re që mund të zgjidhet.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota ali issa ahmad hu binchen interpol juergen stock khalifa bin zayed al nahyan major ahmed naser al-raisi ali issa ahmad hu binchen interpol juergen stock khalifa bin zayed al nahyan major ahmed naser al-raisi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni