LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Rastet me COVID-19 me rritje në Shqipëri, Ministria nuk i ndryshon kufizimet

16 Janar 2021, 20:13 Nga DOSJA
VOA: Rastet me COVID-19 me rritje në Shqipëri, Ministria nuk i

Në Shqipëri, autoritetet e Shëndetësisë bën të ditur sot se në dy javët e para të Janarit, incidenca e rasteve të reja me Koronavirusi, ka pësuar një rritje duke shkuar nga 217 në 260 raste për 100 mijë banorë. Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi po ashtu se “është rritur edhe numri i bashkive të prekura, nga 44 në 50 bashki, ku janë identifikuar raste të prekura. Përsa i përket numrave të pacientëve të shtruara në spitalet tona Covid, ka një rritje të qëndrueshme të rasteve”.

Nga ana e saj, drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh se ka një rritje të të prekurve ndërmjet moshave të reja 15-25 vjeç, fakt i cili sipas saj, mbështet vendimin për të vijuar mësimin online në universitete deri në një urdhër të dytë. Edhe masat e tjera kufizuese në fuqi nuk do të ndryshojnë. “Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendim që të vijojnë të mbeten në fuqi masat e kufizimit të lëvizjes së popullatës, që do të vijojë të jetë nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit. Gjithashtu do të vijojë të mbetet kufizimi për pezullimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit. Në lidhje më fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar, ato mbeten të pezulluara deri në datën 1 Shkurt dhe më pas do të kemi një rivlerësim të këtij vendimi”, tha zonja Manastirliu.

Situata në 24 orët e fundit

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë të shpërndara të shtunën pasdite tregojnë se nga 3.029 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 581 qytetarë: 177 raste në Tiranë, 37 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 26 raste në Durrës dhe Fier, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Kavajë, 20 raste në Dibër, 19 raste në Shkodër, 16 raste në Krujë dhe Berat, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Mat, 10 raste në Kamëz dhe Peqin, 9 raste në Kukës, 8 raste në Kurbin, Prrenjas, Gramsh, 7 raste në Mallakastër, Divjakë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Librazhd, Bulqizë, Shijak, Kuçovë, Libohovë, 4 raste në Korçë, Tropojë, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Belsh, 3 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Dropull, 2 raste në Tepelenë, Vorë, Patos, Poliçan, 1 rast në Mirditë, Përmet, Selenicë, Roskovec.

Janë 5 persona të tjerë që kanë humbur jetën: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-80 vjeç. Në total që nga nisja e pandemisë janë rregjistruar 1270 viktima.

Numri i të shtruarve në spitale pësoi rritje në 24 orët e fundit, me 16 pacientë më shumë duke u ngjitur në kuotën e 276 pacientëve, ndërsa mbetet i lartë ai i atyre që janë në gjendje kritike. “Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinat, ambasada franceze reagon ndaj Ramës

Qëndrimet kritike të kryeministrit Edi Rama ndaj qasjes së Bashkimit europian, i cili i la jashtë programit të vaksinimit, vendet e Ballkanit perëndimor, vijojnë të ushqejnë polemika. Pak ditë më parë, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca u shpreh se “u habitëm nga deklarata e dhënë nga kryeministri në fillim të vitit, veçanërisht pasi solidariteti i Bashkimit Evropian nuk ka qenë kurrë aq i dukshëm sa në vitin 2020”.

Nga ana e tij, zoti Rama gjatë emisionit “Open” në Top Channel, të enjten në mbrëmje, u shpreh se ndoshta thelbi i deklaratave të tij ishte keqkuptuar. “Unë e kuptoj ambasadorin. Ndoshta ambasadori për fajin tim ka keqkuptuar ato kritikat e mia ndaj Bashkimit Evropian të cilave unë nuk i heq asnjë presje. Nuk janë kritika ndaj Komisionit Evropian të cilin ambasadori përfaqëson, janë kritika që lidhen me disa vende që egoizmin dhe cinizmin e kanë kthyer në sistem brenda tryezës së Këshillit Evropian”. Zoti Rama, shtoi më tutje se atyre “nuk iu kushtonte asgjë” duke ju referuar faktit se disa vende të BE-së nuk kanë mundur të ezaurojnë sasitë e vaksinave që kanë marrë. Ai mori si shembull Francën. “Siç e shikoni, ju po e ndiqni, Franca deri përpara pak ditësh, se nuk e kam ndjekur sot por nuk e di kishte bërë pak mijëra ndërkohë që Franca ka shumë më tepër se ato pak mijëra. Dhe kështu më rradhë. Pra çfarë kuptimi ka, që ti të kesh stok në një masë që ti nuk e injekton dot as në një ditë as me një javë as me dy javë dhe mos ti thuash këtyre 6 vende që janë jashtë BE merrni dhe ju, jo shumë. Merrni dhe ju nga dymijë, 3 mijë,merrni nga 5 mijë. Filloni dhe ju injektoni vaksinën atyre që janë në vijën e pare dhe që punojnë 24 orë dhe janë të ekspozuar ndaj rrezikut dhe prej të cilëve kanë humbur dhe jetën. Çfarë ju kushtonte ,asgjë s’iu kushtonte. Kjo ka qënë kritika ime” saktësoi zoti Rama.

Por referenca ndaj Francës, nuk është pritur aspak mirë nga ambasada e këtij vendi në Tiranë, e cila, i është drejtuar me një “Notë verbale” ministrisë së Jashtme shqiptare, dhe për dijeni dhe Presidentit të Republikës, Parlamentit shqiptar dhe Delegacionit të BE-së. “Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për 1 milionë njerëz të vaksinuar në fund të janarit, kryeministri ngriti pyetjen pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund ti përdorë, në vend që ti ndajë me të tjerët. Përveç natyrës së pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative, një vend mik dhe aleat”, shkruhej në “Notën verbale”

Në shkresën e saj ambasada franceze kujtonte ndërkohë se “çdo vit, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro, në sektorë të ndryshëm. Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA”, nënvizonte ambasada franceze.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Janar 2021, 20:09

TIRANË– Respektimi i rregullave dhe masave të ndërmarra në vend për të evituar përhapjen e koronavirusit është parësore që vendi të mund të kalojë sa më sh...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni