LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Pandemia dhe konfuzioni social e ekonomik që shkaktoi

11 Gusht 2020, 19:58 Nga DOSJA
VOA: Pandemia dhe konfuzioni social e ekonomik që shkaktoi

TIRANË– Në Shqipëri, pandemia Covid-19 ka shkaktuar një konfuzion të përgjithshëm social dhe ekonomik nga fillimi i vitit e në vazhdim. Janë mbi 200 të vdekur dhe mbi 6 mijë e 500 të infektuar nga koronavirusi. Por sociologët pohojnë se shoqëria shqiptare po reagon në mënyrë kaotike dhe shpesh indiferente ndaj këtij rreziku.

Studiuesit theksojnë se me shfaqjen e këtij virusi deri në gjetjen e një mjekimi për të, shqiptarët duhet të heqin dorë nga traditat e jetës kolektive dhe zakonet ceremoniale në komunitet. Koronavirusi dhe pandemia sollën edhe në Shqipëri një konfuzion reagimesh kontradiktore, ku njerëzit nga një anë përpiqen të mbrojnë jetën e familjarëve dhe nga ana tjetër duhet të punojnë për të siguruar të ardhurat e mbijetesës së familjes.

Studiuesi i njohur i sociologjisë, prof.dr. Zyhdi Dervishi, thotë që, ashtu si për mjekët, kjo është një periudhë e pazakontë edhe për sociologët, që vëzhgojnë reagimet e shoqërisë përballë një sëmundje me hije kaq të rëndë, që ka mbërthyer gjithë sektorët e jetës shqiptare e botërore.

Kjo sëmundje ka krijuar një pështjellim të madh, ka krijuar një anarki shpirtërore dhe problematikat e tyre shpesh janë të frikshme. Shpesh njerëzit e prekur nga Covid, ose kanë patur të afërm të tyre të prekur nga Covid, janë të çoroditur. Masat që rekomandohen për mbrojtjen duhen zbatuar, por është e rëndësishme që njerëzit të kenë një pmje më të qartë për natyrën e kësaj sëmundje” – thotë zoti Dervishi.

Studiuesit vlerësojnë se reagimi më i papritur i shqiptarëve ndaj koronavirusit ishte mohimi fare i ekzistencës së sëmundjes dhe refuzimi i vetëmbrojtjes ndaj saj.

Por kjo i rriti shifrat e viktimave dhe spitalet janë plot, thotë profesor Dervishi, prandaj besojnë apo nuk e besojnë shqiptarët, sëmundja është aty, po merr përditë jetë njerëzish dhe ata duhet të mbrojnë jetën e tyre dhe të tjerëve që i rrethojnë.

Në shoqërinë shqiptare konfuzioni është i shumëfishtë. Ka njerëz që mendojnë se Covid nuk ekziston dhe shkojnë të shkujdesur e të pambrojtur përballë një rreziku real. Të tjerë mendojnë se ky nuk është si viruset e tjera, por është armë biologjike. Shfaqja e Covidit edhe në shoqërinë lipset të riperceptohet edhe në aspektin e rikonfigurimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve” – tha prof. Dervishi.

Një mori me gjoba dhe ndëshkime po marrin aktualisht lokalet dhe restorantet, ndërsa mjekët konstatuan se shumica e infektimeve të reja me COVID po shkaktohen nga ceremonitë martesore dhe ato mortore, festat dhe ditëlindjet në mjedise të tejmbushura pa masa mbrojtëse.

Tashmë që autoritetet ndaluan edhe muzikën në restorante si stimuluse e festave dhe tubimeve të pakontrolluara, të rrezikshme për shëndetin, është koha, thotë zoti Dervishi që shqiptarët duan apo nuk duan, duhet të heqin dorë hap pas hapi nga traditat e jetës kolektive dhe zakonet ceremoniale në komunitet.

Përgjithësisht shqiptarët bëjnë jetë shumë aktive kolektiviste. Ata e kalojnë një pjesë të madhe të kohës nëpër kafene, duke biseduar dhe duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit. Kjo sëmundje, hija e saj e rëndë sidomos, kërkon që shqiptarët duhet të rrinë më larg njëri tjetrit, duhet të rrinë të distancuar edhe fizikisht. Kjo është masë e detyrueshme parandaluese për këtë sëmundje dhe për sëmundje të tjera” – thotë prof. Dervishi.

Deri tani në Shqipëri janë mbi 200 të vdekur dhe mbi 6 mijë e 500 të infektuar nga koronavirusi. Në dy spitalet Covid janë të shtruar mbi 120 pacientë, një pjesë në gjendje të rëndë, ndërsa një pjesë tjetër e konsiderueshme më lehtë po marrin mjekime të izoluar në shtëpi.

Marrë nga VOA

(F.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni