LIVE UPDATES
Bota

VOA: Droga, konsumohet nga fëmijë e të rritur në Afganistan

13 Dhjetor 2021, 07:56 Nga DOSJA
VOA: Droga, konsumohet nga fëmijë e të rritur në Afganistan

AFGANISTAN- Afganistani prodhon 80% të opiumit në botë, sipas raporteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përdorimi dhe varësia nga droga ndikon tek miliona njerëz që jetojnë në atë vend. Në këtë pjesë, në kuadrin e disa raporteve televizive mbi krizën e varësisë nga droga në Afganistan, shërbimi afgan i Zërit të Amerikës ishte në provincën Bamyan, 180 kilometra në perëndim të kryeqytetit Kabul, duke ndjekur nga afër efektet e përhapjes së varësisë nga droga në zonat rurale.

Provinca Bamyan njihet për peizazhet e bukura. Rreth 20 vjet më parë në atë vend (mars 2001), Talebanët shkatërruan dy statuja të lashta të Budës, të cilat ishin më të mëdhatë në botë. Popullsia e kësaj zone vuan nga varësia nga droga. Zyrtarët lokalë thonë se rreth 50 mijë njerëz ndikohen nga varësia dhe pasojat e lidhura me të. Në pjesën veriore, në zonat më rurale, droga është edhe më e përhapur se në pjesën qendrore të provincës Bamyan. Rrethi Waras është epiqendra e përdorimit të drogës.

Kjo zonë rrethohet nga kodra dhe lugina të gjelbra. Varfëria mbizotëron kudo, mungojnë shkollat e mira, klinikat, spitalet dhe teknologjia, të mira që i përkasin shoqërive moderne. Dielli i mëngjesit shkëlqen mbi fshatin Bazobala i cili përbëhet nga 80 familje. Këtu, të gjithë, të rinjtë dhe të moshuarit, gratë, burrat dhe fëmijët janë të varur nga droga.

Shumica e njerëzve këtu përdorin drogë së bashku, madje haptas. Jetët e fshatarëve janë të lidhura me drogën. Kur u bie në dorë, e përdorin. Kur pyeten pse, ata përmendin shumë arsye. Sikurse 18-vjeçari i varur nga droga në fshatin Bazobala Shuqol:

“Papunësia dhe varfëria më shtyu drejt drogës. Shkova në Iran, shumë larg shtëpisë. Isha i papunë dhe situata ishte e keqe, kështu që u bëra i varur nga droga. Kur u ktheva në vend, mendova se situata do të ishte më mirë. Situata është e rëndë edhe këtu.”

Ali Yawar është banor i fshatit Bazobala Shuqol:

“Kam 15 vjet që konsumoj drogë. Fillova me heroinë dhe tani përdor kristal-meth.”

Droga prek edhe fëmijët. Prindërit jo vetëm që konsumojnë drogë por u japin edhe fëmijëve të tyre. Përveç heroinës, opiumit dhe metafetaminës, të varurit e këtij fshati njihen si përdorues edhe të drogave të tjera, si tabletat tramadol kundër dhimbjeve. Një alternativë më pak e kushtueshme se heroina dhe opiumi.

“Për ata që janë përdues të mëdhenj, siç jam unë, edhe shpenzimet janë të larta. Përdor një deri një paketë e gjysëm e cila kushton 32 centë. Tramadoli 500 është më i kushtueshëm”, thotë një i varur nga droga.

Gratë janë gjithashtu të varura nga droga në fshatin Pezhandur. Në shumë familje të kësaj zone gratë përdorin drogë së bashku me burrat dhe fëmijët. Fatima ka 30 vjet që është e varur nga droga. Fatima, djemtë dhe burri i saj drogohen së bashku:

“Jam 65 vjeçe, asmatike dhe e sëmurë. Punoj në shkretëtirë dhe në male deri vonë. Jam shumë e dobët dhe burri im është po ashtu i sëmurë.”

Fshatarët merren me bujqësi dhe rritjen e kafshëve. Të rinjtë shkojnë në male për të mbledhur ushqim për kafshët, dhe fëmijët janë barinj.

Jeta e këtyre fshatrave është e ndikuar nga droga që vjen nga provincat fqinje. Banorët thonë se vazhdimisht janë ankuar tek organet e rendit por nuk ka patur asnjë reagim. Fshatarët kërkojnë vëmendjen e qeverisë, ndihmë dhe një qendër rehabilitimi për të ndërvarurit nga droga.

Distrikti Waras ka një klinikë me 20 shtretër, qartazi pa kapacitetet për të trajtuar të gjithë të ndërvarurit e rrethit me dhjetëra mijëra banorë. Zyrtarët lokalë duan më shumë. Qasim Ali është Kryetar i Këshillit Popullor të Zonës Peshandur dhe Bazobala:

“Të gjithë janë të varur nga droga. Këta njerëz janë fatkeqë. Arsyeja është varfëria dhe papunësia. Qeveria nuk kujdeset për këta njerëz. I kërkoj qeverisë, komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave të të drejtave të njeriut që të ndërtojnë një spital në Shiwqol. Spitali duhet të ketë 100 shtretër ose më shumë që këta njerëz të mund të trajtohen.”

Marrë nga: VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota afganistan afganistan

Sondazh

Poll
Bota 13 Dhjetor 2021, 06:49

Europa ime: Duhet një fillim i ri në Ballkan

Gjatë dy javëve të fundit mijëra serbë dolën në rrugë, dy të shtuna njëra pas tjetrës ndërkohë, dhe bllokuan autostrada, ura dhe pika të rëndëdishme rrugore për...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni