Aktualitet

Qëlluan me breshëri nga një mjet, zbardhen detaje nga atentati i Vlorës, si u shënjestrua Roland Çepaj dhe kunati që sapo kishte dalë nga burgu

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se në ngjarjen e 18 janarit kanë marrë pjesë më shumë se dy persona. Në mjetin nga i cili është hapur zjarr në drejtim të dy të plagosurve, kanë qenë dy persona, ndërsa të tjerët kanë ndihmuar në largimin e autorëve nga vendngjarja.
Featured image of article: Qëlluan me breshëri nga një mjet, zbardhen detaje nga atentati i Vlorës, si u shënjestrua Roland Çepaj dhe kunati që sapo kishte dalë nga burgu Nikollaq Cepaj
Përditësuar:

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në Vlorë, ku mbetën të lënduar Nikollaq dhe Roland Çepaj. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se në ngjarjen e 18 janarit kanë marrë pjesë më shumë se dy persona. Në mjetin nga i cili është hapur zjarr në drejtim të dy plagosurve kanë qenë dy persona, ndërsa të tjerët kanë ndihmuar në largimin e autorëve nga vendngjarja.

Nikollaq Cepaj

Të njëjtat burime bëjnë me dije se atentati ka qenë i mirëmenduar por që fatmirësisht, shnëjestrat, Nikollaq dhe Roland Cepaj kanë shpëtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Atentati me armë në Vlorë, ndodhi mbrëmjen e 18 janarit teksa persona ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të Roland Çepajt dhe kunatit të tij, Nikollaq Çepaj, i cili kishte dalë nga burgu vetëm pak ditë para ngjarjes. Ky i fundit mori pesë plumba, në kokë, në legen dhe në shpinë, ndërsa Rolandi u plagos në të dyja këmbët.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment