Aktualitet

Vlorë/ 60 ish-punëtorët e Parkut protestë para Bashkisë, Leli: U ofruam punë tjetër por refuzuan

Në mbledhjen e fundit të 2018-ës, Këshilli vendosi shkrirjen e këtij institucioni për shkak të keqmenaxhimit dhe borxhit që grumbullohej çdo vit. Bashkia Vlorë shton se këtyre punonjësve u është ofruar kontratë pune në shërbime të tjera, por ata s’kanë pranuar.

VLORË- Mbyllja e Parkut Urban Shtetëror në Vlorë ka lënë pa punë rreth 60 punonjës, të cilët kanë dalë sot në protestë. Shkak për këtë është bërë një vendim i Këshillit Bashkiak të Vlorës për të shkrirë Parkun Shtetëror Urban në Vlorë.

Në mbledhjen e fundit të 2018-ës, Këshilli vendosi shkrirjen e këtij institucioni për shkak të keqmenaxhimit dhe borxhit që grumbullohej çdo vit. Gjatë mbledhjes së fundit u vendos që parku urban t’i jepej privatit me koncesion me kusht që të mos rriste çmimin e biletës. Vendimi nuk gjeti përkrahje në këshillin bashkiak dhe sot, këta 60 punonjës janë në rrugë.

“Jemi autoktonë, njerëz të perëndisë, shohim punën tonë. Kush i ka vjedhur lekët të vejë në burg. Kryetari ta zgjidhë këtë punë të fusë hajdutin në burg, jo t’i japë hajdutit 1 milionë mua 130 mijë lekë në muaj,”-thonë protestuesit.

Dosja.al u interesua pranë bashkisë Vlorë, të drejtuar nga Dritan Leli dhe sipas këtij institucioni punonjësit që mbetën pa punë, bashkia ka vazhduar që t’jua paguajë rrogat, ndërkohë që një pjesë e tyre do të marrin rroge për 11 muaj. Bashkia Vlorë shton se këtyre punonjësve u është ofruar kontratë pune në shërbime të tjera, por ata s’kanë pranuar.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment