
VLORË– Vlora, gjatë ditëve të fundit po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve. Sipas Ministrisë së Arsimit gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë janë regjjistruar 27 raste të reja pozitive.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kanë rezultuar pozitiv 3 fëmijë të “Shtëpisë së Foshnjës”, një mesues në një shkollë në fshat, si dhe një nxënës në shkollë jo publike.
Gjithashtu janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse një mjek stomatolog, 1infermier, 1 punonjës i Bashkisë Vlorë dhe një tjetër në njësinë administrative Novoselë.
Po ashtu mësohet se janë prekur nga Covid-19 dy punonjës në fasoneri dhe 1 person në Call Center Pjesa tjetër e personave të prekur janë raste kontakti të të infektuarve të mëparshëm.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Vlorë kanë humbur jetën 22 persona dhe janë infektuar 926 të tjerë.
(A.k.dosja.al)