Politike

“Vlora ka një spital psikiatrik për Ramën”, Meta: Ai nuk e di por presidenti mund të nxjerrë dekrete

VIDEO
Meta tha se ai do të jetë pandalim në qytetin e Vlorës, pasi ky qytet duhet të jetë shembull në mbajtjen e zgjedhjeve, ndërkohë që shtoi se kjo nuk është një betejë mes tij dhe Edi Ramës, por një betejë për demokracinë.
Featured image of article: “Vlora ka një spital psikiatrik për Ramën”, Meta: Ai nuk e di por presidenti mund të nxjerrë dekrete Ilir Meta

FIER– Presidenti i vendit Ilir Meta tha ditën e sotme nga Fieri, se qyteti i Vlorës ka një spital psikiatrik shumë të mirë, duke lënë të kuptohej se e kishte për kryeministrin Rama.

Meta tha se ai do të jetë pandalim në qytetin e Vlorës, pasi ky qytet duhet të jetë shembull në mbajtjen e zgjedhjeve, ndërkohë që shtoi se kjo nuk është një betejë mes tij dhe Edi Ramës, por një betejë për demokracinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


“Ai nuk e di por presidenti mund të nxjerrë dekrete, Vlora ka hapësira dhe për të në të ardhmen, pas 26 Prillit. Ka një spital psikiatrik që duket shumë mirë nga jashtë, dhe ka një staf të devotshëm, ai është kuptuar që të korruptojë dhe burra, që turpërojnë familjen e tyre dhe vendin e tyre, por duhet ta dijë se në 25 Prill do ta marrë përgjigjen nga vajzat dhe nënat shqiptare që nuk duan më të jetojnë në shtëpitë e tyre të zbrazura. Në 25 Prill kushdo mund të bëhet kurban, por jo demokracia”, deklaroi Meta.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment