Aktualitet

“U tremba, dëgjova plumbat dhe ika,” shënjestra e atentatit në Vlorë rrëfehet në polici, braktisi “Porsche”-n dhe iku

  • Atentat në Vlorë, shënjestra me “Porsche” iu shpëton plumbave
  • Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al, se i identifikuari me inicialet E.V., ka deklaruar në polici se pasi ka dëgjuar të shtënat është larguar nga vendngjarja pasi është trembur.
    Featured image of article: “U tremba, dëgjova plumbat dhe ika,” shënjestra e atentatit në Vlorë rrëfehet në polici, braktisi “Porsche”-n dhe iku Foto Ilustruese
    Përditësuar:

    VLORË– Shënjestra e atentatit të sotëm në Vlorë, që shpëtoi paq nga plumbat është shoqëruar për t’u pyetur në polici, në lidhje me ngjarjen. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al, se i identifikuari me inicialet E.V., ka deklaruar në polici se pasi ka dëgjuar të shtënat është larguar nga vendngjarja pasi është trembur.

    U tremba. Ika pasi dëgjova të shtënat,”- mësohet të ketë thënë ai që braktisi mjetin luksoz dhe u largua me vrap pasi plumbat vërshuarn drejt tij.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Personi me inicialet E.V., ka shpëtuar sot paq nga një atentat ku njerëz ende të paidentifikuar qëlluan drejt tij, teksa ndodhje brenda mjetit të llojit “Porsche”. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40 të paradites së sotme, pranë ish-SHIK-ut në Vlorë. Ndërkohë, me anë të një njoftimi, policia e Vlorës ka bërë me dije se është rrethuar zona dhe janë ngritur grupet e posaçme për të zbardhur këtë ngjarje. Ende asnjë gjurmë nga personat që qëlluan me armë.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment