Rajoni

Vlora Çitaku bashkëpunim me Ramën dhe Thaçin për ndarjen e Kosovës? Mediat serbe “bujë” deklaratës së Haradinajt

Media serbe "B92" shkruan se Haradinaj, pas Thaçit dhe Ramës ka shigjetuar ambasadoren Çitaku, duke e akuzuar si e përfshirë në "pazarin" me Serbinë për ndarjen territoriale.
Featured image of article: Vlora Çitaku bashkëpunim me Ramën dhe Thaçin për ndarjen e Kosovës? Mediat serbe “bujë” deklaratës së Haradinajt Ramush Haradinaj, Vlora Citaku, Hashim Thaçi

SERBI- Akuzat e Ramush Haradinajt kundër ambasadores së Kosovës, Vjola Çitaku nuk i kanë shpëtuar as vëmendjes së mediave serbe. Media serbe “B92” shkruan se Haradinaj, pas Thaçit dhe Ramës ka shigjetuar ambasadoren Çitaku, duke e akuzuar si e përfshirë në “pazarin” me Serbinë për ndarjen territoriale të Kosovës.

Shkrimi në mediat serbe:

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është një nga ata që kanë punuar për ndarjen e Kosovës. Haradinaj tha për gazetarët para monumentit të Zahir Pajaziti se Vlora Çitaku është në bashkëpunim me Hashim Thaçin dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Haradinaj teksa flet mediat në Kosovë, thotë se ky gabim që ata po bëjnë, nuk i pengon ata të vazhdojnë të mbajnë këto pozicione që kanë. “Ka shumë funksionarë në Kosovë dhe Shqipëri që ishin pro ndarjes së territoreve dhe bënë një gabim të madh. Ata janë Vlora Çitaku, Presidenti Thaçi, kryeministri Rama dhe të tjerë“, tha Haradinaj.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment