Sport

Vllaznia me një trajner gjerman, ish-sulmuesi i katër herë kampionëve të botës gati të marrë drejtimin e skuadrës shkordrane

Deri tani tek Vllaznia është vendosur që Matko Djarmati, të jetë drejtor sportiv dhe ky i fundit preferon që në stol të ulë Thomas Brdaric.
Featured image of article: Vllaznia me një trajner gjerman, ish-sulmuesi i katër herë kampionëve të botës gati të marrë drejtimin e skuadrës shkordrane Thomas Brdaric

SHKODËR- Vllaznia për sezonin e ardhshëm me shumë gjasa do të ketë një trajner të ri. Sipas informacioneve bëhet me dije se drejtuesit e klubit shkodran janë në bisedime me një trajner, që më herët gjatë karrierës si futbollist ka luajtur me Gjermaninë.

Deri tani tek Vllaznia është vendosur që Matko Djarmati, të jetë drejtor sportiv dhe ky i fundit preferon që në stol të ulë Thomas Brdaric.

Brdaric është një ish-lojtar i kombëtares Gjermane, dhe ka provuar të luajë si sulmues në Bundesligë me skuadrat e Bayer Leverkusen, Stuttgart dhe Ëolfsburg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tjajneri ka provuar të mbajë veshur dhe  fanellën e katër herë kampionëve të botës, duke shënuar edhe një gol. Brdaric ka nisur punën si trajner prej vitit 2009. Ai ka provuar disa aventura në futbollin gjerman, teksa ka drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës gjatë periudhës janar-maj të vitit 2017. Tashmë pritet që gjermani të prezantohet tek Vllaznia brenda kësaj jave.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment