Sport

Vllaznia blindon mbrotjen, firmos me një maqedonas

Klubi i Vllaznisë ofron në skuadër qendërmbrojtësin maqedonas dhe siguron mbrotjen për sezonin e ardhshëm dhe për periudhën e Kupave të Europës.
Featured image of article: Vllaznia blindon mbrotjen, firmos me një maqedonas Aleksandar Ristevski

SHKODËR- Klubi i Vllaznisë  ka blinduar mbrotjen duke firmosur kontratën për sezonin e ardhshëm  me  qendërmbrojtësin maqedonas  Aleksandar Ristevski.

Administratori i klubit  Lici ka firmosur sot kontratën me qendërmbrojtësin Ristevski duke e bërë tashmë pjesë të Vllaznisë për sezonin e ardhshëm si dhe do të jetë pjesë e saj edhe për periudhën e Kupave të Europës nëse ajo arrin një objektiv të tillë.

Lajmi për blerjen e futbollistit maqedonas është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të klubit.

KF Vllaznia ka bërë realitet  ditën e sotme një tjetër afrim në merkato. Drejtuesit teknik kanë rënë dakord që futbollisti maqedonas  Aleksandar Ristevski të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm duke plotësuar kësisoj nevojat që ajo ka për përforcime në repartin e mbrojtjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për rrjedhojë administratori i klubit  z.Suad Lici ka firmosur sot kontratën me këtë futbollist duke e bërë tashmë pjesë të Vllaznisë për sezonin e ardhshëm si dhe do të jetë pjesë e saj edhe për periudhën e Kupave të Europës nëse ajo arrin një objektiv të tillë.

KF Vllaznia i uron mirëseardhjen futbollistit Aleksandar Ristevski dhe premton që pas tij të ketë edhe të tjerë lojtarë që do të vishen kuqeblu sepse pretendimet tona janë për ndërtimin e një ekipi cilësor për sezonin e ri futbollistik.”-njofton klubit i Vllaznis.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment