Kuriozitete

Vlera marramendëse e bustit 3 mijë vjeçar, ekspertët egjiptianë thonë se është i vjedhur

Busti 3,000 vjeçar, i Tutankhamunit është shitur në vlerën marramendëse, 5.2 milion euro, ndërsa ekspertët egjiptian pretendojnë se është i vjedhur.
Featured image of article: Vlera marramendëse e bustit 3 mijë vjeçar, ekspertët egjiptianë thonë se është i vjedhur Busti i Tutankhamunit.
Përditësuar:

MBRETËRI E BASHKUAR– Busti i rrallë i Tutankhamunit është shitur në vlerën 5.2 milionë euro në një ankand në Londër, edhe pse nga ekspertët egjiptianë prentendohet që është një busti 3,000 vjecar është i vjedhur.

Busti i kuarcit i shitur në vlerën marramendëse,  5.2 milion euro pati një proces të shpejtë të ofertës, shitje e cila është mbrojtur nga Christie’s.

Një zëdhënës i shtëpisë së ankandit tha: “Kjo ishte një punë e rrallë, e bukur dhe e rëndësishme. Ne e pranojmë se objektet historike mund të ngrenë diskutime komplekse për të kaluarën, por roli ynë sot është të punojmë që të vazhdojmë të sigurojmë një treg transparent dhe legjitim, duke respektuar standardet më të larta për transferimin e objekteve.”

Busti i Tutankhamunit.

Ndër të tjera ata kanë shtuar se ekziston një treg për artin e lashtë i cili është në interesin publik në mënyrë që punimet të shihen në nivel global.

“Ka një treg të nderuar për artin e lashtë dhe besojmë se është në interesin publik që punimet të dalin në hap me mundësinë që ato të hulumtohen, si dhe të shihet dhe të gëzohen nga publiku global.”

Burimi: Irish Examiner

A.C/Dosja.al

Shto Koment