Bota

Vladimir Putin do të vaksinohet ndaj Covid-19 me Sputnik V/ Zëdhënësi i Kremlinit: Po pret derisa të përfundojnë të gjitha formalitetet

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili ka deklaruar në një televizion rus se Putin e ka marrë vendimin dhe po pret plotësimin e formaliteteve.
Featured image of article: Vladimir Putin do të vaksinohet ndaj Covid-19 me Sputnik V/ Zëdhënësi i Kremlinit: Po pret derisa të përfundojnë të gjitha formalitetet Vladimir Putin

RUSI-Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur të vaksinohet ndaj Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili ka deklaruar në një televizion rus se Putin e ka marrë vendimin dhe po pret plotësimin e formalitetet.

“Ai tha se do të vaksinohet, ai e mori këtë vendim dhe po priste derisa të përfundonin të gjitha formalitetet,” – ka thënë Peskov.

Sakaq, Rusia ka filluar vaksinimin masiv vullnetar që në fillim të dhjetorit me vaksinën e prodhuar në vendin e saj Sputnik V. Fillimisht vaksinimi filloi në Moskë e cila është qendra më e ‘nxehtë’ e COVID-19 në Rusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 3,050,248 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 54,778 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment