Bota

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, futet brenda infektivit, viziton nga afër pacientët e infektuar me Covid-19

Para se të futet brenda sptalit ai është veshur me një kostum mbrojtës dhe është pajisur me një respirator, në mënyrë që të mos infektohet nga koronavirusi. Po ashtu ai shihet duke veshur një palë çizme plastike mbrojtëse dhe vendosi doreza blu.
Featured image of article: Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, futet brenda infektivit, viziton nga afër pacientët e infektuar me Covid-19 Vladimir Putin
Përditësuar:

RUSI– Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ditën e sotme ka shkuar për të vizituar pacientët që janë të infektuar me Covid-19 dhe që ndodhen tek spitali infekiv në Moskë.

Para se të futet brenda sptalit ai është veshur me një kostum mbrojtës dhe është pajisur me një respirator, në mënyrë që të mos infektohet nga koronavirusi. Po ashtu ai shihet duke veshur një palë çizme plastike mbrojtëse dhe vendosi doreza blu.

Para se të shkonte në spital, Putin ishte takuar me kryetarin e Moskës Sergej Sobyanin, Zëvendës kryeministrin Tatyana Golikova dhe Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko, për të diskutuar rreth masave që duhet për parandalimin e koronavirusit. Më pas ai mori vendim që të shikonte nga afër situatën, në të cilën ndodheshin pacientët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Protsenko i tha Putinit se ka dy skenare të mundshme që mund të ndodhin në Rusi: sëmundja ose mund të marrë përmasat e Azisë që mund të kalojë shpejt ose mund të marrë përmasat e Italisë, por më e rëndësishmja është që mjekët të tregohen të gatshëm për të përballuar të dyja situatat.

Burimi:RT

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment