Aktualitet

“Borxhliu mund të më kundërvihej”, bëri Ramën të largohej me blind, Vladimir Gjuta tregon pse qarkulloi me armë dhe 120 mijë euro, burimi i parave

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se në rrëfimin e tij, Gjuta, i cili bëri që Rama të largohej me automjet të blinduar nga kryesia e PS-së,  ka treguar pa çeduar në asnjë moment se përse kishte shkuar në atë zonë të kryeqytetit në atë moment të ditës, duke përfshirë këtu edhe armatosjen e tij. 
Featured image of article: “Borxhliu mund të më kundërvihej”, bëri Ramën të largohej me blind, Vladimir Gjuta tregon pse qarkulloi me armë dhe 120 mijë euro, burimi i parave Vladimir Gjuta dhe selia e PS
Përditësuar:

TIRANËDosja.al ka zbuluar detaje të reja lidhur me Vladimir Gjutën, i cili u arrestua ditën e djeshme teksa po qarkullonte me armën pranë selisë së Partisë Socialiste, teksa brenda kryeministri Edi Rama po zhvillonte një mbledhje kryesie.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se në rrëfimin e tij, Gjuta, i cili bëri që Rama të largohej me automjet të blinduar nga kryesia e PS-së,  ka treguar pa çeduar në asnjë moment se përse kishte shkuar në atë zonë të kryeqytetit në atë moment të ditës, duke përfshirë këtu edhe armatosjen e tij.  Gjuta është shprehur se ishte i armatosur pasi kishte shkuar që t’i merrte një personi paratë që i kishte dhënë borxh duke justifikuar kështu shumën prej 120 mijë eurosh që kishte me vete. Sipas tij, armën e kishte marrë për vetëmbrojtje nëse “borxhliu” do t’i kundërvihej.

“Kisha shkuar që të këmbeja disa para që më kishin borxh. Armën e kisha me vete për vetëmbrojtje,”– mësohet se është shprehur 40-vjeçari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vladimir Gjuta ra në pranga një ditë më parë. 40-vjeçari u pikas pranë selisë së Partisë Socialiste me një pistoletë gati për të qëlluar dhe 100 mijë euro me vete. Në Polici ai tha se armën e kishte marrë pasi kishte shumë para me vete. Ndërkoha Garda rriti sigurinë për kryeministrin Edi Rama, të cilin e largoi nga selia me “Lincoln” të blinduar. 

(km/f.m/dosja.al)

Shto Koment