KRYESORET
Sport

VKM/ Sportistët shqiptarë që vlerësohen jashtë vendit do të shpërblehen

15 Dhjetor 2021, 20:28 Nga DOSJA
VKM/ Sportistët shqiptarë që vlerësohen jashtë vendit

TIRANË- Sportistët shqiptarë që do të nderohen me çmime ndërkombëtare do të shpërblehen. Ky vendim është bërë me dije ditën e sotme nga mbledhja e Këshillit të Ministrave. Përveç shpërblimit monetar, sportistët gjithashtu do të përfitojnë trajtim mjekësor si dhe trajtim ushqimor.

Trajtimi mjekësor do të vlerësohet sipas dokumenteve të përcaktuara, ndërsa trajtimi ushqimor do të jetë për 25 ditë në muaj dhe jo me pak se 2500 lekë në ditë. Sprotistët që marrin çmime jashtë vendit do të shpërblehen deri në masën 30% të vlerës së përcaktuar për kategorinë e të rriturve. Ndërsa trajnerët e sportistëve që përfitojnë statusin e nivelit të lartë, shpërblehen në masën 40 % të vlerës që përfiton sportisti.

Vendimi: 

Vendim për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe trajtimin e sportistëve, që përfitojnë statusin e nivelit të lartë, dhe trajnerëve të tyre

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 27, të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e kritereve për përfitimin nga sportisti të statusit të nivelit të lartë, sipas rezultateve të arritura në veprimtaritë ndërkombëtare apo kombëtare. Klasifikimi i këtyre rezultateve në veprimtaritë ndërkombëtare dhe kombëtare jepet sipas tabelave I dhe II, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
Sportistët mbajnë statusin e nivelit të lartë nga momenti i marrjes së rezultatit zyrtar në veprimtaritë ndërkombëtare apo kombëtare deri në marrjen zyrtare të rezultatit nga një sportist tjetër pasardhës në atë sport.
Sportistët, që gëzojnë statusin e nivelit të lartë, përfitojnë shpërblim dhe trajtim, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim. Masa e shpërblimit financiar, për çdo rezultat të arritur, jepet sipas tabelave I e II, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij, e jepet pas shpalljes së rezultateve përfundimtare zyrtare të veprimtarisë sportive nga federata ndërkombëtare/kombëtare e atij sporti. Integrimi i sportistëve në sistemin arsimor me drejtim sportiv, i sigurisë kombëtare e mbrojtjes dhe punësimi i tyre në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme përfitohet vetëm 1 (një) herë brenda periudhës së përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi.

Sportistët e sporteve individuale, të kategorisë “të rinj”, që arrijnë rezultate në veprimtaritë ndërkombëtare, sipas tabelës I, shpërblehen në masën 30 (tridhjetë) % të vlerës së përcaktuar për kategorinë “të rritur”. Trajnerët e sportistëve, që kanë përfituar statusin e nivelit të lartë, sipas këtij vendimi, shpërblehen në masën 40 (dyzet) % të vlerës që përfiton sportisti me këtë status. Sportistët e nivelit të lartë dhe trajnerët e tyre, pjesëmarrës në veprimtaritë kombëtare, të përcaktuara në rregulloret e federatave sportive përkatëse dhe në veprimtari ndërkombëtare, për përgatitjen e tyre përfitojnë trajtim ushqimor në natyrë ose në vlerë, si dhe trajtim mjekësor.

Trajtimi ushqimor është jo më pak se 2 500 (dy mijë e pesëqind) lekë në ditë, për 25 (njëzet e pesë) ditë në muaj.
Shpenzimet për trajtimin mjekësor vlerësohen sipas dokumenteve justifikuese për periudhën e trajtimit.
Trajtimi ushqimor e mjekësor për periudhën e grumbullimit dhe të pjesëmarrjes në veprimtaritë ndërkombëtare zyrtare të sportistit, sipas tabelës I, në përbërje të ekipit përfaqësues kombëtar, mbulohet nga federata sportive përkatëse. Efektet financiare për shpërblimin e trajtimin e sportistëve të nivelit të lartë dhe trajnerëve të tyre, në sportet individuale, që arrijnë rezultate në veprimtaritë ndërkombëtare, sipas tabelës I, përballohen nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjëse për sportin. Masa e shpërblimit për sportistët e nivelit të lartë dhe trajnerët e tyre jepet me urdhër të ministrit përgjegjës për sportin.

Për shpërblimin financiar dhe trajtimin e sportistit të nivelit të lartë, për sportet individuale, që kanë marrë rezultate në veprimtaritë ndërkombëtare, sipas tabelës I, federata sportive përkatëse paraqet kërkesën pranë ministrisë përgjegjëse për sportin. Të drejtën për të paraqitur kërkesë e ka edhe sportisti apo trajneri i tij. Kërkesa shoqërohet me rezultatin përfundimtar të analizave doping, referuar veprimtarisë ndërkombëtare, në të cilën sportisti ka marrë rezultatin. Ministria përgjegjëse për sportin verifikon përmbushjen e kritereve pas marrjes së kërkesës. Fondet alokohen për llogari të sportistit dhe të trajnerit të tij.

Gjatë vitit kalendarik, përjashtuar periudhën e grumbullimit dhe të pjesëmarrjes në veprimtaritë ndërkombëtare zyrtare të sportistit, sipas tabelës I, sportisti dhe trajneri i tij përfitojnë trajtim ushqimor e mjekësor për përgatitjen sportive dhe pjesëmarrjen në veprimtaritë kombëtare zyrtare. Efektet financiare për shpërblimin e trajtimin e sportistëve të nivelit të lartë dhe trajnerëve të tyre, që arrijnë rezultate në veprimtaritë kombëtare, sipas tabelës II, përballohen nga fondet e njësive të vetëqeverisjes vendore ose të ardhura të tjera të ligjshme. Masa e shpërblimit për sportistët e nivelit të lartë dhe trajnerët e tyre jepet me urdhër të kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Për shpërblimin financiar dhe trajtimin e sportistit të nivelit të lartë, për sportet individuale, apo të ekipit sportiv, për sportet kolektive, që kanë marrë vendin e parë në kampionatin kombëtar, organizata sportive përkatëse, që ushtron veprimtarinë në territorin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, paraqet kërkesën pranë saj. Të drejtën për të paraqitur kërkesë e ka edhe sportisti apo trajneri i tij. Kërkesa shoqërohet me rezultatin përfundimtar të federatës shqiptare të atij sporti, referuar kampionatit kombëtar, në të cilin sportisti apo ekipi sportiv ka marrë vendin e parë. Njësia e vetëqeverisjes vendore verifikon përmbushjen e kritereve pas marrjes së kërkesës. Fondet alokohen për organizatën sportive të sportistit/ekipit sportiv dhe trajnerit të tij, për llogari të këtyre të fundit.

Sportistët, të cilët kanë përfituar statusin e nivelit të lartë, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.105/2020, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/2017, “Për sportin”, trajtohen sipas parashikimeve të këtij vendimi.
Vendimi nr.687, datë 14.11.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe përfitimin e trajtimit për përgatitjen sportive të sportistëve, që përfitojnë statusin e nivelit të lartë”, shfuqizohet.
Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe organizatat sportive shqiptare për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Sondazh

Poll

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë

Tifozët

Trafikimi i qenieve njerëzore, Kim: Shqipëria ka ende punë për të bërë, SHBA s'ndalon ndihmën

Trafikimi i qenieve njerëzore, Osmani: Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesën e rendit

Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore, fëmijët në rrezik

Zgjedhja e pasardhësit, Meta: Kuvendi të bëjë punën e tij, Opozita më e mirë janë shqiptarët

"Kush e bëri hapin e parë?"/ Pajtimi me Kim, Meta: S'shoh asnjë problem...

Tifozët terror në Tiranë, nën pushtim kryeqytetin, kros tek Kryeministria

Aksident i trefishtë në Vlorë, makinat bëhen 'copash' në Skelë, shkak shpejtësia

Makina e policisë e dhunuar, gjendet një thikë në vendngjarje

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Presidenti/ Balla: 4-2-1 s'është negociatë, PD nuk më ka sjellë asnjë emër

Presidenti/ Balla: Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora 10:00

Presidenti/ Balla-opozitës: Kemi 6 ditë kohë që të negociojmë, sillni emrat

Presidenti/ Spiropali-opozitës: Pse vini kur e cilësoni si ilegjitim këtë proces?

Presidenti/ Duma-PS: E doni Opozitën sa për farsë. I kthehet Balla: Mos u nxeh!

Presidenti/ Alibeaj: PS do presidentin e saj, jo për popullin

Mediu: S'ka kohë për 8 e 10 kandidatë, Opozita duhet të ketë kandidatin e saj

'21 Janari'/ Tabaku: Duam të dimë kur do arrestohet X ministër. Balla: E di për kë e kam...

Dosja e '21 Janarit'/ Balla: Kam besim se do hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha fushat, duhet punë e madhe për t'i luftuar

Pastrimi i parave, Çela: S'po bëhet mjaftueshëm, shqetësuese pasi po burojnë nga...

Harta e re gjyqësore/ Manja: Propozojmë një gjykatë të Apelit, s'ka ndryshime në ligj për Vettingun

Kryeministri mbaron fjalimin, qytetari 'zbrazet': Rama ik!

Integrimi në BE, McAllister: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, pa opozitë të fortë s'ka ecuri

'Do bashkëpunoni me Berishën?' McAllister i bën bisht pyetjes: Nuk është vendi për komente

“Ndahemi nga RMV”, McAllister-Ramës: Planet B e C mirë do të ishte të mos thuhen publikisht

Arrestimi i 2 ish-ministrave dhe deputetit të PS, McAllister: Inkurajoj autoritetet shqiptare

'1.500 vende të lira pune'/ Rama: S'ka profesionistë, mos të kërkojnë punë shteti

Finalja/ Masa edhe në shëndetësi, dyfishohen ekipet mjekësore, urgjenca në shërbim

Shkatërrimi i dosjeve në Kadastrën e Durrësit, Manja: SPAK ka nisur hetimet, kaq mund të them

'Kush është zyrtari i lartë, Lame?' Manja: Nuk i druhem asnjë presioni, dosja është e nxehtë

Manja: Janë thelluar hetimet në 2 bashki për abuzime me detyrën, 0 shance që të zhduken provat

Manja: Kallëzim në SPAK për Drejtoreshën e Agjensisë së Trajtimit të Pronave

Kupa e Conference League bën bashkë Veliajn e Dukën, dyshja shtrëngojnë duart në shesh

Vota e diasporës, Alibeaj: Vota vidhet brenda Shqipërisë, jo më jashtë

Vota e Diasporës, Gjiknuri: Jemi gati edhe për Reformën, të krijojmë një regjistër

Votat e Diasporës, Kryemadhi: Jemi avokatë të shqiptarëve jashtë Shqipërisë

Votat e Diasporës, Kim: Zgjedhjet e 25 prillit, jo perfekte, erdhi koha të veprojmë

SHBA si 'as' nën mëngë/ Berisha-Ballës: Ti mendon se u bëre amerikan? Mos fol...

Grabitja e Rinasit, avokati: Talo Çela s’mori pjesë, kishte gjurin e dëmtuar, s'kam kontakte

Balla-Kosovës: Eja në Ballkanin e Hapur, mos bini pre e keqinformimeve

Tabaku - Ibrahimajt: Manipulon shifrat e INSTAT, lexove fjalimin e dy ministreve të tjera

Butrinti/ Majko: Plani ka lidhje me VKM e 2002, në marrëveshje s'është përfshirë