LIVE UPDATES
Politike

VKM/ Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë i kalohet në administrim M. së Kulturës

24 Nëntor 2021, 19:48 Nga DOSJA
VKM/ Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë i kalohet

TIRANË- Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë i është kaluar në administrim Ministrisë së Kulturës ditën e sotme. Mësohet se me Vendim të Këshillit të Ministrave, Muzeu, i cili më parë ka qenë i menaxhuar nga Bashkia Vlorë. Përveç Muvezut, edhe institucionet e tjera në fushën e trashëgimisë kulturore

Njoftimi i VKM-së:

FUNKSIONIMIN, ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E MUZEUT KOMBËTAR TË PAVARËSISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 209, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, dhe të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Përcaktimin e funksionimit, organizimit e të mënyrës së zhvillimit të veprimtarisë së Muzeut Kombëtar të Pavarësisë.

2. Muzeu Kombëtar i Pavarësisë është person juridik, publik, buxhetor në varësi të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore, me seli në Vlorë. Muzeu Kombëtar i Pavarësisë është institucion i specializuar në fushën muzeore dhe ka statusin “muze kombëtar”.

3. Mjediset, ku ushtron veprimtarinë Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, janë në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.

4. Misioni i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë është përkujtimi dhe promovimi i vlerave të periudhës historike të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar, trashëgimisë historike, që lidhet me një nga ngjarjet më të rëndësishme të Shqipërisë, Shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

5. Burimet e financimit të Muzeut Kombëtar të Pavarësisë janë:

a) buxheti i shtetit;
b) burime të tjera sipas legjislacionit në fuqi.

II. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TЁ MUZEUT KOMBËTAR TË PAVARËSISË

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë ka përgjegjësi funksionale të organizojë punën për të siguruar:

a) dokumentimin e fakteve historike, lidhur me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimin e shtetit shqiptar në vitin 1912, nëpërmjet studimit, kërkimit, arkivimit të këtyre fakteve, si dhe bashkëpunimit me subjekte publike e private, shqiptare apo të huaja;

b) ruajtjen e trashëgimisë kulturore lidhur me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimin e shtetit shqiptar në vitin 1912;

c) ofrimin e shërbimit për publikun dhe promovimin e publikimin e fakteve historike lidhur me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimin e shtetit shqiptar në vitin 1912.

III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I MUZEUT KOMBËTAR TË PAVARËSISË

1. Muzeu Kombëtar i Pavarësisë e shtrin veprimtarinë për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në nivel qendror.

2. Struktura dhe organika e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë miratohet me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

3. Muzeu Kombëtar i Pavarësisë kryen këto detyra:

a) Zbaton politikën e ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, në fushën e trashëgimisë kulturore dhe të muzeologjisë, me qëllim ruajtjen, mbrojtjen, ekspozimin, pasurimin, propagandimin, studimin, restaurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe historike;
b) Ruan dhe studion provat materiale dhe jomateriale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis që nxit edukimin dhe argëtimin;
c) Merr të gjitha masat për të siguruar disponueshmërinë e koleksioneve të muzeve për vizitorët dhe studiuesit;
ç) U ofron personave të të gjitha moshave mundësi për të mësuar nëpërmjet kontaktit me materiale origjinale, edhe duke bashkëpunuar me subjektet arsimore;
d) Organizon aktivitete, të cilat përmbushin vizionin e misionin e tij në përkujtimin e ditës së Pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar në vitin 1912;
dh) Organizon brenda dhe jashtë vendit çeljen e ekspozitave me objektet që disponon, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
e) Përgatit pasaportën shkencore të çdo objekti ekzistues apo të ri, që bëhet pjesë e fondit të tij, dhe ia përcjell për regjistrim institucionit përgjegjës për regjistrimin e trashëgimisë kulturore;
ë) Kryen hulumtime profesionale dhe shkencore për mbledhjen, vlerësimin e ekspozimin e objekteve që disponon;
f) Nxit e inkurajon, nëpërmjet projekteve, veprimtarinë kërkimore-shkencore lidhur me fondet që administron për studiuesit në fushën e historisë dhe punonjësit në fushën e muzeologjisë;
g) Inkurajon dialogun me dhe ndërmjet qytetarëve për të kaluarën, të tashmen e të ardhmen shqiptare.

4. Muzeu Kombëtar i Pavarësisë e realizon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me:

a) organet e administratës shtetërore qendrore dhe organet e vetëqeverisjes vendore;
b) rrjetin muzeor shqiptar;
c) muzetë kombëtarë, muzetë qendrorë, muzetë vendorë, muzetë autonomë, muzetë privatë, për të tërhequr në fondet e tij objekte me vlera të veçanta, si edhe për ekspozita e aktivitete të tjera të përbashkëta;
ç) institucione shkencore, kulturore, artistike dhe fetare, individë, persona fizikë dhe juridikë, privatë, për evidentimin, grumbullimin e restaurimin e objekteve, pjesë e fondit të tij, që janë vlera materiale të trashëgimisë kulturore dhe muzeologjisë;
d) institucione të huaja simotra nëpërmjet marrëveshjeve ndërkombëtare, duke marrë në çdo rast miratimin e ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.

5. Statuti dhe rregullorja që përcakton metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të Muzeut Kombëtar të Pavarësisë miratohen nga ministri, me propozimin e drejtorit të muzeut.

6. Marrëdhëniet juridike të punës së drejtorit, të nëpunësve dhe të punonjësve të Muzeut Kombëtar të Pavarësisë rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës.

7. Muzeu Kombëtar i Pavarësisë drejtohet nga drejtori i muzeut, i cili organizon e drejton të gjithë veprimtarinë e institucionit dhe përgjigjet përpara ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.

8. Drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë emërohet ose lirohet nga detyra nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore, sipas kritereve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Muzeve. Drejtori emërohet për një mandat trevjeçar. Procedura e emërimit dhe e lirimit të tij përcaktohet nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore në rregulloren për metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit.

9. Drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë ka kompetencat, si më poshtë vijon:

a) Drejton veprimtarinë e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në përputhje me legjislacionin në fuqi, statutin e institucionit dhe rregulloren e brendshme të funksionimit të tij;
b) Përfaqëson Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në marrëdhëniet me të tretët;
c) Ka të drejtë të lidhë marrëveshje për shkëmbimin e fondeve muzeore, pas marrjes së miratimit nga Këshilli Kombëtar i Muzeve. Procedura e ndjekur në këtë rast bëhet sipas përcaktimeve të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”;
ç) Merr masa mbrojtëse dhe ruajtjeje lidhur me fondin kombëtar të muzeut;
d) Emëron e liron nga detyra të gjithë punonjësit e muzeut, në përputhje me ligjet që rregullojnë marrëdhëniet e punës;
dh) Nxjerr urdhra dhe udhëzime me karakter të brendshëm për punonjësit e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë;
e) Çdo kompetencë tjetër në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

10. Muzeu Kombëtar i Pavarësisë ka stemën, logon dhe vulën e tij zyrtare. Stema përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria e … (emri i ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore), Muzeu Kombëtar i Pavarësisë”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave, për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë.

11. Vula e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, të administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave. Vula prodhohet, administrohet e ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

IV. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

1. Deri në miratimin e strukturës dhe të organikës së re të muzeut, sipas këtij vendimi, Muzeu Kombëtar i Pavarësisë do të funksionojë sipas strukturës e organikës në fuqi.

2. Vendimi nr.293, datë 17.5.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen “Kombëtar” të Muzeut të Pavarësisë, Vlorë dhe për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të tij, nga Bashkia e Vlorës në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”, shfuqizohet.

3. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, si dhe institucionet e tjera në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ministria e kultures muzeu kombëtar i pavarësisë vkm ministria e kultures muzeu kombëtar i pavarësisë vkm

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni