Ekonomi

Lajmi i mirë për punonjësit e administratës, Qeveria do rekrutojë 880 persona për 2020-ën (Kategoritë përfituese)

  • Qeveria përcakton kushtet si magjistratët mund të marrin kredi
  • Shqipëria merr 50 mln $ për rrugët rajonale dhe lokale, miratohet marrëveshja e huasë
  • Këshilli i Ministrave ngarkon Departamentin e Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.
    Featured image of article: Lajmi i mirë për punonjësit e administratës, Qeveria do rekrutojë 880 persona për 2020-ën (Kategoritë përfituese) Erion Braçe dhe Edi Rama

    TIRANË– 880 persona të rinj do të rekrutohen në administratën e shtetit brenda këtij viti. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku edhe është firmosur që të punësohen të tjerë njerëz si pjesë e planit për vitin 2020. Këshilli i Ministrave ngarkon Departamentin e Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi. Gjithashtu në VKM sqarohen qartë edhe kategoritë në të cilat do të punësohen nënpunësit e rinj.

    V E N D I M PËR PLANIN VJETOR TË PRANIMIT PËR VITIN 2020 NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    1. Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim, gjatë vitit 2020, është gjithsej, 880, të ndara sipas kategorive të mëposhtme: a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 3; b) Për kategorinë e mesme drejtuese 59; c) Për kategorinë e ulët drejtuese 150; ç) Për kategorinë ekzekutive 668.
    2. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm, në kategorinë ekzekutive, janë, si më poshtë vijon: – Shkenca juridike; – Audit i brendshëm; – Shkenca ekonomike; – Shkenca ekonomike/juridike; – Shkenca shoqërore; – Shkenca sociale; – Histori-filologji;
    – Shkenca mjekësore; – Veterinari; – Agronomi; – Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to; – Kimi; – Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme; – Shkenca inxhinierike;
    – Arkitekturë; – Arkeologji dhe restaurime; – Artet e bukura; – Gjeodezi; – Shkenca ekzakte; – Shkenca edukimi; – Mësuesi; – Arsim i lartë ushtarak/policor; – Arsim i lartë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    3. Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2020, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

    4. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

    K R Y E M I N I S T R I
    EDI RAMA

    Ndërkohë ditën e sotme, kreu i qeverisë i ka përmendur gjobat nënpunësve teksa  monitoronte nga afër kalimin e shërbimeve nga sportelet në online. Në fjalën e tij, shefi i qeverisë tha se tashmë do të jetë administrata në këmbë për qytetarët, duke shtuar se të gjithë drejtuesit e zyrave të Administratës Shtetërore, në rast se nuk përgatisin brenda afateve ligjore dokumentet shtetërore që i duhen qytetarit, do të penalizoheshin.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment