Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Vjosa Osmani takohet me presidentin e Parlamentit Europian
12 Janar 2021, 13:48Nga DOSJA
BRUKSEL- Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në Bruksel nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Davis Sassoli, njofton Insajderi. Osmani në këtë vizitë dy-ditore në kryeqendrën evropiane është takuar fillimisht me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.
Dyert e këtyre takimeve ishin të mbyllura për mediat.
Ndërsa në mbrëmje, Osmani pritet të jetë mysafire e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi.
Në vizitën dyditore në Bruksel, Osmani do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Renew dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, Osmani të Mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stephanie D’Hose.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRUKSEL-Presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës 2 ditore në Bruksel ka takuar Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. Pas takimit Osmani...
KANADA– Historia e dashurisë filloi 68 vjet më parë, kur Fred Paul dhe Florence Harvey gjetën për herë të parë njëri-tjetrin. Çifti u takuan në moshën e ...
KINË- Autoritetet kineze bllokuan të martën qytetin e Langfang në Provincën Hebei pranë Pekinit, duke vendosur 4.9 milion banorët e saj nën karantinë për s...
KOSOVË– Bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahinit është arrestuar ditën e sotme. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj është arrestua...
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një letër Presidentes së Komisionit duke i propozuar BE-së, që të ketë një certifikatë vaksinimi, në mënyrë që të leht...
ITALI- Grupi i parë i vaksinës Moderna ka mbërritur në Itali. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane të cilat shkruajnë se fillimisht në vend kanë arritur ...
BELGJIKË– Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Yves Van Laethem tha se një rritje e rasteve në ditët e fundit mund të shpjegohet nga më shumë teste...
IZRAEL– Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, Izraeli tani thotë se më shumë se një e katërta e rasteve të saj më serioze Covid-19, ku kërkohet shtrimi n...
BE– Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar se ka marrë një kërkesë nga AstraZeneca për miratimin e një vaksine të zhvilluar në bashkëpunim me Universite...