Rajoni

Vjosa Osmani shkarkon anëtarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (ARSYEJA)

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, shkarkimi i Rikallos është bërë pasi disa ditë më parë ka marrë një pozitë të lartë në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Featured image of article: Vjosa Osmani shkarkon anëtarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (ARSYEJA) Nenad Rikallo

KOSOVË– Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ia ka ndërprerë mandatin në Komisionin Qendror Zgjedhor, përfaqësuesit të Listës Serbe, Nenad Rikallo.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, shkarkimi i Rikallos është bërë pasi disa ditë më parë ka marrë një pozitë të lartë në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Nenad Rikallos i ndërpritet mandati si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet në vendimin e Vjosa Osmanit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas njoftimit, këtë vendim Osmani e ka marrë bazuar në nenin 90 të Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës.

Më 6 shkurt, 2020, Nenad Rikallo, së bashku me nëntë përfaqësues të tjerë të partive politike, ishte emëruar në KQZ si përfaqësues i Listës Serbe. Rikallo më herët ka mbajtur postin e ministrit të Bujqësisë së Kosovës, në kohën kur qeverinë e udhëhiqte Ramush Haradinaj, por ishte shkarkuar nga ky post më 2 shkurt të vitit 2019.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment