DiasporaRajoni

Vjosa Osmani reagon për sulmin ndaj grupit “Kosova Mountain Club”: Çdo qytetar i Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt në secilën pjesë të Kosovës

Ajo ka thënë se e dënon këtë sulm dhe se çdo qytetar i Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt Brenda territorit të Kosovës. Gjithashtu i ka bërë thirrje organeve kompetente të identifikojnë dhe denojnë autorët e krimit
Featured image of article: Vjosa Osmani reagon për sulmin ndaj grupit “Kosova Mountain Club”: Çdo qytetar i Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt në secilën pjesë të Kosovës Vjosa Osmani

KOSOVË -Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës, ka reaguar në ‘Facebook’ në lidhje më sulmin ndaj anëtarëve të grupit “Kosova Mountain Club” të cilët u qëlluan me armë zjarri nga disa persona të paidentifikuar në malet e Zubin Potokut që janë në afërsi me Serbinë.

Ajo ka thënë se e dënon këtë sulm dhe se çdo qytetar i Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt Brenda territorit të Kosovës. Gjithashtu i ka bërë thirrje organeve kompetente të identifikojnë dhe denojnë autorët e krimit.

“Dënoj sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës. Ftoj organet e rendit dhe hetuesisë që të vazhdojnë punën në mënyrë që sa më parë të zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti kriminal që synon përhapjen e frikës dhe ndjenjës së pasigurisë në atë pjesë të vendit tonë.”- u shpreh ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rreth 50 persona nga “Kosovo Mountain Club” kanë ndërruar drejtimin e ecjes, pasi në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona, të cilët kanë shtënë në drejtim të tyre me armë zjarri. Pjesë e grupit ishte dhe ish-deputetja e Kosovës, Donika Kadaj, është raportuar se është në mesin e grupit. Ata e kanë ndërruar drejtimin e ecjes, pasi në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona të panjohur, të cilët kanë shtënë me armë zjarri.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment