Rajoni

Vjosa Osmani prezanton 4 pikat e rezolutës: Të shkarkohet Goran Rakiç

Osmani ka thënë se nëse brenda javës nuk shkarkohet Goran Rakiç, ajo do të thirrë një seancë për një mocion për shkarkimin e tij.
Featured image of article: Vjosa Osmani prezanton 4 pikat e rezolutës: Të shkarkohet Goran Rakiç Vjosa Osmani

KOSOVË– Ditën e sotme kryeparlamentarja në Kosovë, Vjosa Osmani ka propozuar një rezolutë në Kuvendin e Kosovës pas deklaratës së Listës Serbe për situatën në veri, si dhe konferencën ku zëvendëskryeministri Goran Rakiç njofton për vendosjen e karantinës në veri.

Ndër të tjera Osmani është shprehur se në qeverinë e Kosovës duhet që brenda javës të merret vendimi për shkarkimin e Goran Rakiç. Sipas saj nëse një gjë e tillë  nuk ndodhë, atëherë, ka deklaruar se do të thërrasë seancë për një mocion për shkarkimin e tij.

Rakiç është  kryetari i Listës serbe në Kosovë, e sipas Osmanit shkarkimi i tij nga detyra duket të bëhet brenda kësaj jave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Propozoj që të hyjë në rend të ditës, kjo propozim rezolutë. Kuvendi i Kosovës propozon: Pika 1 Rikonfirmon se sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm çdo thirrje tjetër kërcënon themelet e shtetit të Kosovës. Pika 2 Rikonfirmon se të gjitha subjektet kanë për obligim që të punojnë për interesin e vendit.  Pika 3 Kuvendit fton qeverinë që të mos lejojë asnjë anëtar të saj që të jetë i angazhuar në fushatën e Serbisë kundër Kosovës. Kuvendi kërkon që të shkarkojë të gjithë ata që bëhen pjesë e këtyre thirrjeve.  Pika 4 Nëse qeveria nuk e shkarkon brenda javës, atëherë Kuvendi do të thërras mocion për këtë çështje.”- ka deklaruar Osmani.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment