DiasporaRajoni

Vjosa Osmani pret ambasadorin shqiptar Minxhozi, diskutuan për mundësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Presidentja Osmani dhe ambasadori Minxhozi diskutuan për mundësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë qarkullimin e lirë dhe thellimin e raporteve kulturore, ekonomike dhe politike.
Featured image of article: Vjosa Osmani pret ambasadorin shqiptar Minxhozi, diskutuan për mundësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve Skënder Minxhozi dhe Vjosa Osmani

KOSOVË– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Presidentja Osmani e njoftoi ambasadorin Minxhozi me zhvillimet politike në vend, veçanërisht me përpjekjet që Republika e Kosovës po i bën për vaksinimin sa më të shpejtë të qytetarëve të vendit. Duke e falënderuar shtetin shqiptar për bashkëpunimin, Osmani nënvizoi se sigurimi i vaksinave për qytetarët e vendit është prioritet themelor i institucioneve të republikës.

“Në kohën e thellimit të krizës globale me pandeminë Covid–19, ne jemi të përkushtuar maksimalisht që të sigurojmë vaksina për qytetarët tanë. Ky është prioritet mbi prioritetet për ne. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe sigurimi i jetës së tyre është përkushtimi ynë i çdoditshëm”,- tha presidentja Osmani.

Sipas Express, presidentja Osmani dhe ambasadori Minxhozi diskutuan për mundësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë qarkullimin e lirë dhe thellimin e raporteve kulturore, ekonomike dhe politike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ambasadori Minxhozi, pasi i uroi Osmanin zgjedhjen si Presidente e Republikës së Kosovës, e siguroi atë se shteti shqiptar do ta vazhdojë përkrahjen e mëtejme për Kosovën.

“Ne duhet të krijojmë politika të cilat e lehtësojnë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor ndërmjet të dyja vendeve”,– tha Minxhozi.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment