Politike

Fjalimi i fortë i Vjosa Osmanit në Kuvend: Kosovës nuk i duhet një tra nga Shqipëria! Ti tregojmë botës se do t’ja dalim

VIDEO
Dy flamujtë e Kosovës dhe Shqipërisë, ishin stampuar në maskën e Osmanit, e cila foli për kombin shqiptar, dhe sesi rinia e Kosovës e ka parë gjithnjë Shqipërinë si "ëndërr". 
Featured image of article: Fjalimi i fortë i Vjosa Osmanit në Kuvend: Kosovës nuk i duhet një tra nga Shqipëria! Ti tregojmë botës se do t’ja dalim Vjosa Osmani, presidente e Kosoves

TIRANË–”Kosovës nuk i duhet një tra nga Shqipëria”, kështu e ka mbyllur fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në fjalën e saj para deputetëve të Kuvendit, presidentja kishte zgjedhur edhe një maskë me simbolikë kombëtare. Dy flamujtë e Kosovës dhe Shqipërisë, ishin stampuar në maskën e Osmanit, e cila foli për kombin shqiptar, dhe sesi rinia e Kosovës e ka parë gjithnjë Shqipërinë si “ëndërr”.


PJESË NGA FJALA E VJOSA OSMANIT:

 Është kënaqësi e vecantë që të bëj këtë në shtetin e shqiptarëve që ka dhëë kaq shumë për kulturën. Ndër i madh të flas si për vendin tim. Shqipëria është jo vetëm atdheu i bashkëvëllerve dhe motrave tona, është atdheu i përbashkët, vatra që ëndërronim të jetonim. U bë vatra jonë, që na mbajti gjallë ne dhe shpresën për liri. Ju jemi mirënjohës përjetë. Sot kur unë gjindem para jush lidhjet shpirtërore po thellohen. Shqipëria dhe Kosova rrjedhojë e alanvabe të fuqishmë.

Po ecin krah njëra tjetrës. Sot duhet të kujtojmë të kaluarën e përbashkët, se këtu na solli sakrifica e një popullli të tërë. Sot, do të flas me këtë gjë dhe do të kërkoj që historia e Kosovës të mbahet mend dhe të rikujtohet që tja njohim vlerën. Pavarësia e Kosovës ka vulosi fatin tonë dhe të popujve në të gjithë Ballkanin. Historinë ne e kemi në krah. Këtë rrugëtim ne e bëmë me miqtë tanë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qëndruan krah nesh që nga dita e parë e clirimit. Si e para grua ë detyre dua të thërras gratë që ti ndjekin synimet e tyre e se ëndrrat mund të njehsohen. Një ditë të gjitha ato do të jenë aty ku duhet dhe ku e meritojnë. Sikurse çdo shtet tjetër dhe Kosova dhe Shqipëria do të jenë aty ku e meritojnë kur 50 % të jetë atty ku duhet. Vullneti i Shqiptarëve do të realizohet. Të kujtojmë 13 mijë të rënët për liri.

Dialogu i Serbisë është ende i pambyllur do dialogojmë vetëm për njehsimin. Kosova nuk  mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj, Serbia duhet të pendohet të kërkojë falje dhe të dënohet dhe jo të shpërblehet. Kjo duhet thënë me zë të lartë. Thirrje Kuvendit që ti bashkohet Kuvendit të Kosovës.

Ky kapitull na mëson se Serbia nuk ka ndryshuar. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Rinia janë potenciali ynë, detyra jonë është të punojmë për ta, që nuk duhet të ikin. Të punojmë bashkë të gjithë, me dy flamuj, ti tregojmë botës se do ja dalim. Kosova nuk ka nevojë për një tra të vendosur nga Shqipëria. Konica e përmbledh më së miri këtë në revistën Albania, thotë të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Të punojmë që dhe flamuri i Kosovës të valojë në Kombët e Bashkuara, në NATO krah Shqipërisë.

(A.B;F.G/Dosja.al)

Shto Koment