Rajoni

Vjosa Osmani kundër Albin Kurtit? Deklarata për postin e kryeministrit të Kosovës: Është tejet proceduriale

Vjosa Osmani ka mbështetur deklaratën e Harizit,nënkryetar i LDK’së se “emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK’së”.
Featured image of article: Vjosa Osmani kundër Albin Kurtit? Deklarata për postin e kryeministrit të Kosovës: Është tejet proceduriale

Kosovë-  Pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Vjosa Osmani,Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, së fundmi ka mbështetur kolegun e saj partiak, Lutfi Haziri, pas deklaratave të tij për postin e kryeministrit të vendit.

Haziri ka deklaruar se “emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK’së”, duke nxitur reagime nga zyrtarët e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila doli e para në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, duke lënë pas Lidhjen.

Për këtë situatë, Osmani ka deklaruar se është krijuar përshtypje që një nënkryetar i LDK’së nuk paska të drejtë të japë një mendim personal. Sipas saj ajo çfarë tha Haziri është tejet evidente, proceduralisht.

“Nuk jam pro deklaratave që mund ta dëmtojnë frymën e mirë që është ndërtuar. Por, është gabim i madh që është krijuar përshtypje që një nënkryetar i LDK’së nuk paska të drejtë të japë një mendim personal.  Nënkryetarët e VV’së paskan të drejtë të flasin.  Ajo çfarë Haziri ka thënë është “tejet evidente, proceduralisht”, ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment