Rajoni

Vjosa Osmani kthen në shtëpi Flakron Shalën, shfuqizon vendimin edhe për tre konsujë të tjerë mes tyre dhe të Tiranës   

Në lidhje me shfuqzimin e tre konsujve të parë presidenca u shpreh se këta konsuj nuk kishin përqimin e shtetit mikpritës, ndërsa për rastin e Tiranës, ajo u shpreh se Presidentja ka vendosur që të marrë për bazë propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Featured image of article: Vjosa Osmani kthen në shtëpi Flakron Shalën, shfuqizon vendimin edhe për tre konsujë të tjerë mes tyre dhe të Tiranës    Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjollca Osmani ka shfuqizuar dekretin për emërimin e Flakron Shalës si Konsull i Kosovës në Çeki. Lajmin e ka bërë të ditur vetë zyra e presidencës me një deklaratë për shtyp. Përveç dekretit të Flakëron Shalës, Osmani ka shfuqizuar edhe tre dekrete të konsujve të tjerë. Konsujtë e tjerë që do të kthehen në Kosovë janë ai i Lubjanës, si Shkupit dhe i Tiranës.  Në lidhje me shfuqizimin e tre konsujve të parë presidenca u shpreh se këta konsuj nuk kishin përqimin e shtetit mikpritës, ndërsa për rastin e Tiranës, ajo u shpreh se Presidentja ka vendosur që të marrë për bazë propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese si dhe bazuar në praktikat diplomatike e konsullore, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani-Sadriu sot ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm, konkretisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë. Sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada. Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës. Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d. Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak. Si udhëheqëse e politikës së jashtme, u.d. Presidentja është e përkushtuar që të mbrojë ligjshmërinë dhe profesionalizmin përgjatë emërimeve në shërbimin e jashtëm. Ajo do të vazhdojë të insistojë, që të mos tejkalohet kuota e emërimeve politike, e paraparë me Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, dhe që emërimet të bëhen nga radhët e diplomatëve të karrierës,” tha në deklaratë zyra e Presidencës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Flakron Shala është djali i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala. Ai është i njohur për publikun e Kosovës për kërcënimet dhe sharjet që i ka bërë të dashurës së të atit nëpërmjet Whats App-it.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment