Rajoni

Takimi për koalicionin me LDK-në, Albin Kurti e konsideron të kryer: Ky është fillimi i qeverisjes

Ditën e sotme pritet të mbahet një takim mes lideri të VV-së, Albin Kurti, kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani.
Featured image of article: Takimi për koalicionin me LDK-në, Albin Kurti e konsideron të kryer: Ky është fillimi i qeverisjes Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje me partinë e dytë fituese të zgjedhjeve, LDK. 

Pas takimit me kreun e Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kandidaten e parë grua për kryeministre Vjosa Osmanin.

Ka qënë Kurti ai që ka dalë i pari nga takimi duke deklaruar para mediave se kishte nisur fillimi i qeverisjes së re në Kosovë.

“Ky është fillimi qeverisjes së re, po punojmë për koalicion qeveritar që do ta shkapim shtetin nga e keqja”, ka thënë Kurti.

Ky është takimi i parë mes LVV dhe LDK pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në të cilat VetëVendosja doli si parti e parë. Tani duhet që dy parti të bëjnë koalicion në qëllim që të krijohet qeveria e re. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment