
KOSOVË- Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një vendim të ri në lidhje me zyrën e Presidencës. Ajo ka vendosur që të pezulloj të gjitha konkurset aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit. Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari për mediat i Presidencës, Bekim Kupina. Kupina u shpreh se Ligji për Presidentin kërkon që çdo veprim të marrë aprovimin e Osmanit dhe ajo nuk e ka lejuar këtë gjë.
“Ligji për Presidentin kërkon që çdo veprim i organizimit të brendshëm duhet ta marrë aprovimin e presidentes. Ndaj u.d. e Presidentes, dr.Vjosa Osmani nuk e ka aprovuar procedimin e këtij konkursi”, tha ai.
Ditën e djeshme Presidentja Osmani, anuloi katër vendime të marra nga paraardhësi i saj Hashim Thaçi. Ajo vendosi që të kthente të shtëpi katër konsuj të Kosovës në shtetet e Çekisë, Shqiprisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë.
(I.A/dosja.al)