Rajoni

Vjosa Osmani i bashkohet nismës së Dua Lipës për kufijtë e Kosovës: I dashur Apple, Kosova është pjesë e botës tuaj, le ta shohim shpejt edhe në hartën tuaj

Vjosa Osmani i është bashkuar nismës së Dua Lipës, për kufijtë e Kosovë. Nëpërmjet Twitter, Osmani i ka bërë thirrje Apple që të vendosë kufijtë e Kosovës në hartë.
Featured image of article: Vjosa Osmani i bashkohet nismës së Dua Lipës për kufijtë e Kosovës: I dashur Apple, Kosova është pjesë e botës tuaj, le ta shohim shpejt edhe në hartën tuaj Dua Lipa dhe Vjosa Osmani

KOSOVW-Vjosa Osmani i është bashkuar nismës së këngëtares Dua Lipa, i cila i bëri peticion Apple, që të heqë Kosovën nga harta e Serbisë. Ajo është mbështetur në këtë nismë nga shumë këngëtarë nga Kosova dhe Shqipëria. Së fundmi nismës i është bashkuar edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit nëpërmjet një postimi në Twitter shkruan se shumë prej aplikacioneve të Apple përdoren masivisht në Kosovë, dhe kërkon që të shtojë sa më shpejtë Kosovën në hartë.

Apple, Kosova është qartë pjesë e botës suaj. Le të sigurohemi që ta shohim shpejt atë edhe në hartën tuaj”, shkruan Osmani ndër të tjera.

Postimi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I dashur Apple. Më datë 21 prill ju keni bërë një deklaratë zyrtare duke informuar se shumë nga shërbimet tuaja më të dashura tanimë do të ishin në dispozicion në 20 vende të tjera, ndër të cilat keni përfshirë dhe Kosovën. Në mars, ju keni bërë Dua Lipan, superstaren nga Kosova, kopertinë në Pop Listën në ‘Apple Music’. Shumë prej aplikacioneve tuaja në App Store përdoren masivisht në Kosovë pasi ju i keni bërë të disponueshme këtu. Apple, Kosova është qartë pjesë e botës suaj. Le të sigurohemi që ta shohim shpejt atë edhe në hartën tuaj.

Nisma e Dua Lipës ka acaruar këngëtaret serbe, Jelena Karleusa dhe Svetlana Raznatovic e njohur si Ceca. Pas peticionit, Dua ka postuar në Instagram foto ku shkruan “Kosova nuk do të jetë kurrë Serbi” dhe flamurin me mbishkrimin “Autochthonous”, të ngritur nga Ballist Morina në stadiumin e Beogradit në mars të 2016-ës. Karleusa e ka akzuzuar Duan se po shpërndan urrejteje, ndërsa Ceca e ka quajtur injorante që nuk di fakte historike. Aktualisht peticioni ka arritur në rreth 162 mijë firma. Nëpërmjet peticionit kërkohet që kufiri i Kosovës të mos jetë i vijëzuar, por si kufijtë e shteteve të tjera.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment