Rajoni

Vjosa Osmani heq dorë nga posti i Kryeministres: E shikoj veten si kryetare Kuvendi ose ministre të Jashmte

Osmani tha se ende nuk e kishte vendosur por më mirë e shikonte veten në krye të Kuvendit, ose të Ministrisë së Jashtme.
Featured image of article: Vjosa Osmani heq dorë nga posti i Kryeministres: E shikoj veten si kryetare Kuvendi ose ministre të Jashmte Vjosa Osmani

KOSOVË- Vjosa Osmani, kandidajta e Lëvizjes Demokratike e Kosovës, për Kryeministre duket se ka hequr dorë nga ky post. Ajo tashmë shtë duke negociuar me Albin Kuritn për të krijuar qeverinë e Kosoës, dhe është shprehur se do pranojë dhe poste të tjerë të rëndësishme në qeverisje.

Ajo ka qenë sot e ftuar në “Opinion” dhe është pyetur nga Blendi Fevziu se çfarë do të drejtonte ajo në qeverinë e ardhshme, Osmani tha se ende nuk e kishte vendosur por më mirë e shikonte veten në krye të Kuvendit, ose të Ministrisë së Jashtme.

Unë personalisht, do të shoh, akoma nuk kam vendosur për këtë temë. Do të jetë vendimi i imi natyrisht në konsultim me partinë që përfaqësoj dhe unë do të jem aty ku ti shërbej vendit tim më së miri. Qoftë në krye të Kuvendit qoftë në krye të politikës së jashtme, megjithatë unë nuk e kam marrë këtë vendim. Zoti Mustafa nuk ka shprehur interesim që të jetë pjesë e qeverisë”, tha Osmani.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment