Rajoni

Vjosa Osmani optimiste: Në ditët në vijim takohemi me LVV-në, do jetë biseda efektive

Vjosa Osmani shprehet se në ditët në vijim do ketë takime me Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë përafrimin përfundimtar për koalicionin bashkëqeverisës.
Featured image of article: Vjosa Osmani optimiste: Në ditët në vijim takohemi me LVV-në, do jetë biseda efektive Vjosa Osmani, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës
Përditësuar:

KOSOVË- Presidenti i Kosovës ka mandatuar Albin Kurti si Kryeministër e pret prej tij që të frojmojë qeverinë, por duket se kolaicioni LVV-LDK po ndërkilohet. Për këtë gjë ka folur sot nënkryetarja e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila shprehet se në ditët në vijim do ketë takime me Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë përafrimin përfundimtar për koalicionin bashkëqeverisës.

Osmani e ka lënë të hapur mundësinë që përkundër afatit të vënë deri ditën e diele të negociohet, ata të takohen edhe më pas me Lëvizjen Vetëvendosje. “Këto 2-3 ditë duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive. Gjithçka varet çka do të diskutohet këto 2-3 ditë për të vazhduar më pas”, është shprehur Osmani.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Ngërçi në krijimin e qeverisë ka nisur për ndarjen e posteve të larta shtetërore. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që në vitin e parë të qeverisjes të ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendës Kryeministrin e parë, e në vitin e ardhshëm të lëshojë karrigen e kreut të Kuvendit e të marrë atë të Presidentit. Ndërkohë që kërkon të ketë dhe 5 ministri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit dhe shprehet se nuk do e shkarkojë, por i ka propozuar LDK-së që të shtojnë numrin e ministrive e të marrin dhe Presidentin.  Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së janë takuar intensivisht me njëri-tjetrin, por ditët e fundit kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria. Pak ditë më parë është Konstituuar dhe Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, ku u bë vetëm zgjedhje e kreut të ri të këtij institucioni, por ende nuk është arritur marrëveshja për të formuar dhe qeverinë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment