Rajoni

E refuzoi postin në mëngjes, Vjosa Osmani zgjidhet kryeparlamentare: Do i kthejmë dinjitetin institucionit

Më tej Osmani tha se Kuvendi do ta mbikëqyrë Qeverinë e Kosovës. “Të jemi një Kuvend që do të mbikëqyr mirë dhe rreptë Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ajo.
Featured image of article: E refuzoi postin në mëngjes, Vjosa Osmani zgjidhet kryeparlamentare: Do i kthejmë dinjitetin institucionit Vjosa Osmani në Kuvend

KOSOVË- Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Pas votimit nga deputetët, Osmani në fjalimin e saj të parë do t’i kthejë dinjitetin Kuvendit gjatë mandatit të saj. “Është nder shumë i madh që sot me besimin tuaj të zgjedhem që ta drejtojë Kuvendin e Kosovës për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Osmani.

Më tej Osmani tha se Kuvendi do ta mbikëqyrë Qeverinë e Kosovës. “Të jemi një Kuvend që do të mbikëqyr mirë dhe rreptë Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ajo. Kryeparlamentarja e zgjedhur ka premtuar debat demokratik, gjuha korrekte ndaj njëri – tjetrit gjatë udhëheqjes së saj. Osmani këtë psot e refuzoi sot në mëngjes, por sipas informacioneve emri i saj ishte darkordësuar gjatë marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Albin Kurti ka marrë besimin e 86 deputetëve për krijimin e qeverisë së re. Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re dhe tashmë vendi do ketë institucionet funskionale që janë pritur prej datës 6 tetor. Pas votimit të qeverisë së re Kurti bëri betimin parta deputetëve dhe tha se ai do dëgjonte çdo qytetar. Opozita braktisi sallës pas votimit të kabinetit të ri.

(A.B. Dosja.al)  

Shto Koment