Bota

Vuçiç hoqi ‘pikën kyçe’/ Joe Biden lë një derë të hapur për Kosovën: Duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë

VIDEO
Ky koment ka ardhur pas një pyetje të një gazetari për Marrëveshjen në Uashington, ku Biden është shprehur  se nuk di cila është marrëveshja, porse Kosova duhet të jetë e pavarur.
Featured image of article: Vuçiç hoqi ‘pikën kyçe’/ Joe Biden lë një derë të hapur për Kosovën: Duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë Joe Biden

SHBA- Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka folur pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi. Ai ka thënë Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur, e jo pjesë e Serbisë. Ky koment ka ardhur pas një pyetje të një gazetari për Marrëveshjen në Uashington, ku Biden është shprehur  se nuk di cila është marrëveshja, porse Kosova duhet të jetë e pavarur.

“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo çka argumentoj në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”, tha Biden.

Pas dy ditësh takime, u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje kanë pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçic, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu marrëveshjen e kanë përshëndetur edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulëzim Basha.

(A.K.dosja.al)

Një Koment në “Vuçiç hoqi ‘pikën kyçe’/ Joe Biden lë një derë të hapur për Kosovën: Duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë

  1. Keto fjale te JOE Biden jane te sakta ,ne kete marveshje nuk esht folur dicka ne interes te Kosoves por vetem per zhvillimin e ekonomis te Serbis, por budallejt Shqiptare nuk e kuptojne dhe nuk mendojne ma thelle se cka permban kjo marveshje qe pa Serbine Kosova nuk dote mundet te zbatoj as gje,kurse per demet e luftes nuk flitet pse e bllokojn Amerikanet e Trumpit,pra lamtumire Kosove si shtet i pa mvarur.

Shto Koment