Aktualitet

Vjen lajmi i mirë/ Nga 15 gushti patentat do merren direkt në dorë pas provimit

DPSHTRR ka njoftuar se nga 15 gushti i këtij viti, afati kohor prej 15 ditësh, në pritje të marrjes së patentës do të reduktohet në vetëm 30 minuta. Procedurë e cila do të nis ëme Tiranën, për të vijuar më pas me qytetet e tjera.
Featured image of article: Vjen lajmi i mirë/ Nga 15 gushti patentat do merren direkt në dorë pas provimit Foto ilustruese

TIRANË- Të gjithë të rinjtë që janë në prag të marrjes së patentës, apo ato që po planifikojnë ta marrin atë, e dinë më së miri se sa zgjat të marrësh kartonin. Plotë 15 ditë që është dashur të presin njerëzit të cilët e përfundonin kursin e teorisë  dhe praktikës, ndërsa prej më datën 15 gusht nuk do të jetë më lodhja dhe stresi i kësaj pritje pasi do të zgjasë vetëm 30 minuta për ta marrë atë.

DPSHTRR ka njoftuar se kartonët, dublikat, rinovimet apo hera e parë që pas marrjes së provimit është e mundur të tërhiqet vetëm për 30 minuta.

Ndryshim ky që do të nisë me Tiranën, e cila është një prej bashkive që lëshon rreth 50% të patentave në total, por sigurisht që ky ndryshim do të vazhdojë edhe me qytetet e tjera të Shqipërisë.

Gjithashtu DPSHTRR ka njoftuar se kjo procedurë e lehtësuar  720 herë në kohë, nuk do pasojë me tarifa shtesë.

“As mik, as bakshishe, jo privilegj por e drejtë për të gjithë!” shkruan DPSHTRR në njoftim.

A.C/Dosja.al

Shto Koment