Sport

Vjen lajmi i mirë, ish-futbollisti shqiptar fiton betejën me koronavirusin, rezultoi negativ në testin e rradhës

Në analizën e bërë së fundmi, Riza rezultoi negativ duke larguar kështu virusin nga trupi i tij.
Featured image of article: Vjen lajmi i mirë, ish-futbollisti shqiptar fiton betejën me koronavirusin, rezultoi negativ në testin e rradhës Test koronavirusi

TIRANË- Një lajm i mirë ka ardhur për botën e futbollit shqiptar, pasi ish-futbollisti i Tiranës Florian Riza ka fituar betejën me Covid-19.

Në analizën e bërë së fundmi, Riza rezultoi negativ duke larguar kështu virusin nga trupi i tij. Riza ishte prej disa ditësh i shtruar në spitalin infektiv të Tiranës, ku ishte nën mbikëqyrjen dhe kujdesin e mjekëve.

Mendohet se ish-lojtari shqiptar, i cili tani punon në sektorin e futbollit të femrave në Federatën Shqiptare të Futbollit, mund të jetë infektuar gjatë periudhës kur zhvilloi njē seminar në Itali.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë sëmundja ka marrë fund për Florian Rizën, që tani duhet të ndjekë procedurën e karantinimit në shtëpi prej një periudhe 14 ditore.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment