Sport

Vjen dita e largimit, 3 klube vihen pas Susos! Milani fërkon duart

"Radio Marca" raporton se Valencia është më pranë, sepse ka nisur negociatat me kuqezinjtë dhe shpreson të arrijë një marrëveshje me 26-vjeçarin
Featured image of article: Vjen dita e largimit, 3 klube vihen pas Susos! Milani fërkon duart Suso

Suso, është koha për një mirupafshim!

Ky është mesazhi që Milani i ka dhënë mesfushorit anësor spanjoll këtë merkato janari. Pas disa afrimeve, vjen momenti që te “Djalli” mendojnë për largimet dhe Suso është një ndër lojtarët me valixhe në duar.

Destinacionet e mundshme të tij janë Serie A ose La Liga. Në Itali ka interes Roma, meqë nuk u bë i mundur shkëmbimi Politano-Spinazzola. Ndërkohë, në Spanjë Sevilla dhe Valencia kanë gjithashtu interes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Radio Marca” raporton se Valencia është më pranë, sepse ka nisur negociatat me kuqezinjtë dhe shpreson të arrijë një marrëveshje me 26-vjeçarin.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment