Bota

“Vjellin gjak”, Ebola hyn në një fazë të frikshme! Virusi bëhët vdekjeprurës në Ugandë

Virusi Ebola ka shpërthyer në një fazë më të rrezikshme, duke shkaktuar vdekje në personat e prekur në Uganda.
Featured image of article: “Vjellin gjak”, Ebola hyn në një fazë të frikshme! Virusi bëhët vdekjeprurës në Ugandë Foto ilustruese.

AFRIKË, Uganda – Shpërthimi i Ebola-s në Republikën Demokratike të Kongos bëri një kërcimin të frikshëm përgjatë kufijve, me tre raste të konfirmuara të mërkurën në Ugandë, përfshirë vdekjen e një djali 5-vjeçar që kishte virusin.

Dy rastet e tjera të konfirmuara janë vëllai 3-vjeçar i djalit dhe gjyshja e tij, 50 vjeçe. Ata janë duke u trajtuar në Njësinë e Mjekimit Ebola të Spitalit Bwera, në perëndim të Ugandës, tha Ministria e Shëndetësisë në vend. Ministria shtoi se tetë vetë që kishin qenë në kontakt me familjen po gjurmohen.

Shpërthimi i Kongos është edhe shpërthimi i dytë më i madh dhe i dytë më vdekjeprurës i Ebola-s në histori.

Më shumë se 1,300 njerëz kanë vdekur që kur ajo filloi në gusht. Epiqendra është në krahinat e Veriut Kivu dhe Ituri, ndër më të populluarit në Kongo dhe në kufi me Ugandën, Ruandën dhe Sudanin e Jugut.

Presioni mbi OBSH për të deklaruar emergjencën ndërkombëtare.

Dr. Jeremy Farrar, drejtor i Wellcome Trust, në bamirësinë mjekësore në Mbretërinë e Bashkuar, tha se ndërsa Uganda ishte e përgatitur mirë për t’u përballur me sëmundjen, autoritetet globale shëndetësore duhet të jenë të gatshme për më shumë raste në Republikën Demokratike të Kongos dhe në vendet e tjera fqinje.

Ai tha në një deklaratë:“Kjo epidemi është një fazë vërtet e frikshme dhe nuk tregon asnjë shenjë ndalimi në çdo kohë.”

Ministria e Shëndetësisë në Ugandë deklaroi se djali dhe gjyshja e tij kishin vjellë gjak, një simptomë e rëndë e virusit Ebola.

“Ebola është një sëmundje e tmerrshme që shkatërron trupin e njeriut”,- tha Brechtje van Lith, drejtor i Save the Children për Ugandën.

OBSH ka të ngjarë të jetë nën presion për të deklaruar shpërthimin e një emergjence ndërkombëtare shëndetësore.

Përshtatur nga: CNN

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment