
Tepelenë-Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim nga policia e Tepelenës. Bëhet fjalë për shtetasin Andi Oruci 18 vjec, dhe Ledjo Skënder Bega. Në njoftimin zyrtar të policisë shkruhet se Oruci ka qenë i dënuar më parë me kusht per vjedhje dhe për shitje të bimëve narkotike.
18-vjeçari dhe Bega dyshohen si autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Tepelenës.
Njoftimi i policisë
Policia e Tepelenës arreston në flagrancë dy shtetas te akuzuar për vjedhje. Ndërkohë është në ndjekje edhe të dy personave të tjerë të dyshuar si autorë të vjedhjeve të fundit të ndodhura në këtë qytet.
Andi Oruci vjec 18,eshte denuar me perpara me kusht per vjedhje dhe per shitje te bimeve narkotike,dhe Ledjo Skënder Bega. Policia i ka patur në ndjekje dhe vëzhgim.
(f.m/dosja.al)