Sport

Vjedhje marramendëse ndaj Antonio Kontes, i mungojnë 30 milionë euro!

Ka humbur shumë para pas bllokimit të kompanive investuese të biznesmenit Masimo Bokikio në Britaninë e Madhe. Nuk dihet ka humbur te kjo kompani që operonte me skemë mashtrimi, por dihet se Konte kishte hedhur një kapital prej 30.6 milionë eurosh
Featured image of article: Vjedhje marramendëse ndaj Antonio Kontes, i mungojnë 30 milionë euro!
Përditësuar:

ANGLI – Trajneri i Interit, Antonio Konte, së bashku disa trajnerë të tjerë dhe personazhe të ndryshëm të botës së spektaklit në Itali, janë mashtruar dhe vjedhur nga një broker (specialist burse). Masimo Bokikio quhet brokeri, i cili i ka zhdukur rreth 30 milionë euro. Ish-trajneri i kombëtares së Italisë, po përpiqet që të rikuperojë paratë.

Gjatë verës gjykata britanike kishte urdhëruar Bokikion që t’i kthente 30 milionë euro Kontes, por ato para nuk u kthyen kurrë. Për këtë arsye, në fund të muajit dhjetor u hap një tjetër çështje ndaj Bokikios nga prokuroria e Modenas në lidhje me mashtrimet e bankare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë Masimo Bokikio aktualisht ndodhet në Dubai dhe nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë ai për këtë akuzë edhe pse ditët e fundit flitet të jetë lëshuar edhe nje mandat arresti. Përveç Kontes, nga personazhet viktimë të kësaj çështjeje janë edhe El Sharaui, Klaudio Ranieri, apo Rafaele Trombete, ambasadori italian ne Londër.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment