Aktualitet

Vjedhje, dhunë në familje! Arrestohen 10 persona në Tiranë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar

Bien në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.
Featured image of article: Vjedhje, dhunë në familje! Arrestohen 10 persona në Tiranë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar Policia e Shtetit

TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë një 17 vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje.

U arrestua dhe një 24-vjeçar, pasi Gjykata e shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Po ashtu, në flagrancë u arrestua një 34-vjeçar, pasi ka vjedhur një aparat celular të një shtetasi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

NJOFTIMI:

Bien në pranga 10 shtetas,  për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në zbatim të planit të masave për kontrollin e gjithë territorit, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale  :E. K., 17 vjeç, banues në Kavajë, pasi jatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ç. D., 36 vjeç, pasi ka vjedhur disa materiale në banesën e shtetasit E. V.Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. A., 24 vjeç, pasi Gjykata e shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.Ndërkohë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 34 vjeç, pasi ka vjedhur një aparat celular të një shtetasi.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 54 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :G. D., 48 vjeç dhe U. M., 41 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;A. H., 25 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;E. Xh., 25 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja mjetin me drejtues F. Ç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi F. Ç., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën ;P. K., 62 vjeç, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”,  nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, për të bërë testin e alkolit me aparatin digital drager.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment