Aktualitet

Vjedhja spektakolare në Tiranë, dy vëllezërit grabisin varëset me vlerën e 8 milionë lekëve. Të veshur bukur, aspak të dyshimtë, fotografojnë aksesorin dhe më pas…

I veshur bukur dhe aspak i dyshimtë për shitësen, i riu ka sugjeruar që së bashku me këtë varëse të trashë t’i sillej edhe një tjetër po ashtu e bukur dhe e vlefshme. Shitësja sipas rrëfimit të mëvonshëm në polici i peshoi të dyja që shkonin njëra 70 gramë dhe tjetra 40 gramë dhe ia ka lënë në dorë klientit.
Featured image of article: Vjedhja spektakolare në Tiranë, dy vëllezërit grabisin varëset me vlerën e 8 milionë lekëve. Të veshur bukur, aspak të dyshimtë, fotografojnë aksesorin dhe më pas… Vjedhja ne argjendari

Sa kushton kjo varësja e floririt? Dy vëllezër që të dy të përfshirë në çështje droge në kryeqytet kishin piketuar një argjendari në rrugën “Muhamet Gjollesha”  dhe pas planeve, njëri prej tyre hyri si klient i interesuar. Sipas dosjes që gazeta Si disponon dhe që i është vënë në dispozicion nga policia qendrore, njëri prej tyre hyri në dyqan 3 ditë përpara se të kryente sulmin dhe pasi ka këqyrur varëset e floririt e ka pyetur pronaren se kur do sillte furnizim të ri. Më pas, i riu është kthyer dhe pasi i ka ngulur sytë varëses më të trashë, është lutur që t’i hiqet bustit dhe t’i bëjë një fotografi pasi donte ta bënte dhuratë dhe paraprakisht do t’i bënte një fotografi. I veshur bukur dhe aspak i dyshimtë për shitësen, i riu ka sugjeruar që së bashku me këtë varëse të trashë t’i sillej edhe një tjetër po ashtu e bukur dhe e vlefshme. Shitësja sipas rrëfimit të mëvonshëm në polici i peshoi të dyja që shkonin njëra 70 gramë dhe tjetra 40 gramë dhe ia ka lënë në dorë klientit.

“Ai i mori të dyja varëset vlera e të cilave shkonte 800 mijë lekë të reja dhe ia mbathi me vrap. Ky person ishte 1.78cm, me flokë të zeza dhe me baluke përpara”, e përshkroi në polici 47-vjeçarja.

Por ndërsa ajo ka dalë nga banaku dhe i është vënë pas, të njëjtën gjë rrëfejnë të kenë bërë edhe shitësit e dyqaneve në këtë zonë që tregojnë njëri pas tjetrit se si kur Z. S bërtiste o çuni o çuni ata u alarmuan dhe ju vunë pas. Shtetasi I. H deklaron se ju qep këmba-këmbës grabitësit, por pa rezultat. “Ai u drejtua për nga ana e Lanës e ndoqa me vrap deri pranë gjykatës së shkallës së parë. Ai iku me makinën me targa aa78..’ rrëfen dëshmitari I. H që me këtë detaj i ka dhënë një provë shumë të çmuar policisë.

Nga veprimet e mëpasshme policia deklaron për gazetën Si se zbuloi që mjeti ishte marrë me hua përdorje nga dy të rinj, që të dy vëllezër me njëri-tjetrin dhe veçanërisht njëri prej tyre rezulton të jetë I implikuar edhe më herët në histori droge. Një zyrtar policie tregoi për gazetën Si se janë pyetur familjarët e të dyshuarve, të cilët kanë ngritur supet. Por nuk ka vepruar kështu e fejuara e nje prej dy shtetasve te dyshuar . Ajo tregoi se ditën e ngjarjes kishte dalë nga banesa, pasi kishte bërë një xhiro me të fejuarin dhe kunatin, ata e kishin lënë pranë një dyqani në afërsi të vendngjarjes. “Më thanë të ikja në shtëpi, por unë hyra në një dyqan celularësh pasi e kam të dëmtuar xhamin, pyeta sa vlente çmimi dhe më thanë 25 mijë lekë të reja”. Sipas të resë në orët në vazhdim e reja është telefonuar nga i fejuari që i ka kërkuar të hynte në internet dhe të shikonte sa kushtonte një gramë flori. “Kërkova në google dhe i shkrova se një gramë kushton 3100 lekë të reja, në darkë i fejuari erdhi në shtëpi dhe më dhuroi 18 mijë lekë të reja”, shpjegon më tej vajza. Por ajo që ka treguar e reja për policinë ka hedhur dritë mbi profilin e të riut dhe të vëllait që pasi morën makinën me qira u zbuluan nga dëshmitari okular, i cili ju dha targat e sakta agjentëve të krimeve, që kanë gërmuar dhe kanë zbuluar agjencinë ku ata e kishin marrë me qira.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“I fejuari im është përdorues i kokainës prej dy vitesh. Ai ka shumë borxhe”, citojnë burimet e gazetës Si të ketë thënë e reja, e cila ka radhitur edhe emrat e borxhlinjve, të cileve grabitësi u detyrohet 1 milionë lekë.

Policia thotë për gazetën Si se dy vëllezërit, njeri prej tyre i dënuar për çështje droge, bashkëpunuan me njëri-tjetrin për të rrëmbyer dy varëset e shtrenjta. Gjatë aksionit për kapjen e tyre është sekuestruar edhe automjeti, disa bizhuteri të tjera të dyshuara si të vjedhura një shumë prej 5 milionë lekë që dyshohet se janë përfituar nga shitja e floririt dhe 53 gramë kokainë.

GAZETA SI

Shto Koment