SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka dënuar atë që e ka konsideruar krim të organizuar brenda Ministrisë së Financave, kur ka folur për transferim e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në një kompani private.
“Ditëve të fundit, qytetarët e Kosovës janë dëshmitar të një prej dështimeve më të mëdha të Qeverisë Hoti, në 20 vjet të jetës së institucioneve të Kosovës. Vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit në vetëm pak minuta është krim i madh i organizuar ndërinstitucional”, ka deklaruar ai në një konferencë për media.
“Lushtaku, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se dorëheqja e Ministres së Financave, Hykmete Bajrami është akt i domosdoshëm. Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka tendencë të përfshijë PDK-në këtë rast. “Asnjë i dyshuar deri më tani nuk është dhe nuk ka qenë anëtar i PDK-së”, ka thënë ai.
Lushtaku ka thënë se pretendimet e disa mediave në Kosovë se ortaku i tij është i përfshirë në këtë rast janë gënjeshtra. Labinot Gruda, punëtor i Thesarit të Kosovës, është arrestuar më 20 tetor, derisa dy persona të tjerë, pronarë të kompanisë private të cilës i është bërë transferi, gjenden në arrati.
Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami gjatë një raportimi të enjten para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, tha se transferi i mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në llogarinë e një kompanie private është realizuar përmes një krimi kibernetik. Gruda, i dyshuar për transaksionin e paligjshëm mbi 2 milionë euro, ka deklaruar në gjykatë se ndihet plotësisht i pafajshëm dhe se pretendimet për këtë shumë parash “nuk kanë të bëjnë aspak” me të.
“Unë gjithmonë i kam përmbushur detyrimet e mija sipas përshkrimit të vendit të punës dhe asnjëherë nuk i kam tejkaluar ato”, ka thënë ai.
Sipas deklaratës së prokurorit të rastit, Labinot Gruda më 9 tetor mes orës 12:11 dhe 12:19 nga zyra e tij në Thesarin e Kosovës, “duke krijuar user-a (llogari) të ndryshëm si user-a të punëtorëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të njëjtat i ka përdorur në mënyrë të kundërligjshme, ka realizuar katër transaksione në vlerë prej 2,077,995 në llogarinë bankare të kompanisë ‘LDA Group’ Sh.p.k… veprime të cilat i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës”.
Marrë nga REL
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJILAN– Detaje të reja janë publikuar nga përdhunimi i 15-vjeçares me probleme të shëndetit mendor, paraditen e sotme në Gjilan të Kosovës. Duke iu...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara nënshkroi në Shkup Memorandumin për Mirëkuptim dhe Siguri të Teknologjisë 5G me qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe atë të Kosov...
PODGORIC– Politikani shqiptar në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka deklaraur se do vazhdojë të mbajë postin e kryetarit të Komunës së Tuzit. Me anë të një postimi në...
BEOGRAD– Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Serbi, ku një baba ka mbyllur në makinë për rreth 3 orë vajzën e tij 2 vjeçare.Sipas mediave vendase, polic...
GREQI– Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e kufirit detar e cila do të zgjidhet në gjykatën ndërkombëtare të Hagës akoma vijon dhe flite...
BULLGARI– Kryeministri Bojko Borisov ka deklaruar ditën e sotme se do të karantinohet si masë sigurie, pasi një ministër, me të cilin kishte rënë në kontakt dit...
SHBA- Presidenti Donald Trump dhe Joe Biden janë përballur mbrëmjen e djeshme në debatin e fundit presidencial, i cili u zhvillua në Universitetin Belmonte në N...
GREQi- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ditën e hënë do vizitojë Athinën, ku do të takohet me homologun e tij Nikos Dendias.Sipas mediave greke, burime nga ...
KOSOVË- Të shtunën, më 24 tetor, skadon afati prej gjashtë muajsh për gjykatësin e procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara në Hagë, për të konfirm...
SHKUP– Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje të numrit të infektimit. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2367 testime, ku kanë rezultuar pozitivë 518 person...