Aktualitet

Vjedh automjetin e kushërirës dhe…/ Arrestohet 40 vjeçari në Tiranë, policia i gjen në banesë edhe një pistoletë

Ndër të tjera policia bën të ditur se pas kontrolleve që kanë bërë në shtëpinë e grabitësit kanë gjetur edhe një armë.
Featured image of article: Vjedh automjetin e kushërirës dhe…/ Arrestohet 40 vjeçari në Tiranë, policia i gjen në banesë edhe një pistoletë

TIARNË- Një 40- vjeçar është arrstuar ditën e sotme pasi ky i fundit ka garabitur makinën e kushërirës dhe ka tentuar ta djegë. Ngjarja ka ndodhur  në zonën e Kthesës së Kamzës, ku menjëherë pas denoncimit që është bërë nga pronarja e automjetit, policia është vënë në lëvizje ku falë kamerave të sigurisë, kanë kapur në flagrancë shtetasin A. Gj, banues në Kamëz.

Ndër të tjera policia bën të ditur se pas kontrolleve që kanë bërë në shtëpinë e grabitësit kanë gjetur edhe një armë.

Njoftimi i Policisë

Policia e Tiranës, forcat e Komisariatit nr.6 në Kombinat kanë ndaluar një 40-vjeçar, i cili ka vjedhur automjetin e kushërirës së tij dhe ka tentuar ta djegë. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, me marrjen e njoftimit se në vendin e quajtur “Casa Italia”, rreth orës 17:30 të pasdites së djeshme, në një parkim ishte vjedhur automjeti në pronësi të shtetases B. Gj., bazuar dhe në pamjet filmike, menjeherë organizuan punën për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si rezultat e veprimeve të shpejta dhe profesionale, pas disa orësh kërkimesh u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 40 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas u kap në tentativë për ta djegur mjetin, pasi e kishte lyer me lëndë djegëse (benzinë), por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i djegies së mjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, për veprime të mëtejshme hetimore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment