Sociale

Vizita tek kisha e Laçit, arushë në çati dhe kafshë të sakrifikuara! Shqiptarët gjejnë ‘derman’ tek Perëndia, METODAT për t’u mbrojtur nga COVID-i

Në shkrim përmendet Kisha e Laçir dhe teqeja në Valias të Tiranës, duke mos u lënë pas dore vargu i hudhrave dhe arushët e vendosur në shtëpitë e reja për të mbajtur larg “syrin e keq”.
Featured image of article: Vizita tek kisha e Laçit, arushë në çati dhe kafshë të sakrifikuara! Shqiptarët gjejnë ‘derman’ tek Perëndia, METODAT për t’u mbrojtur nga COVID-i Foto ilustruese

TIRANË– Media franceze “TV5Monde” i ka dedikuar një shkrim bestytënive të shqiptarëeve lidhur me fenë apo me praktikat pagane. Në shkrim përmendet Kisha e Laçir dhe teqeja në Valias të Tiranës, duke mos u lënë pas dore vargu i hudhrave dhe arushët e vendosur në shtëpitë e reja për të mbajtur larg “syrin e keq”. Artikulli shpjegon tolerancën fetare të shqiptarëve dhe historinë sesi në vendin tonë u ndalua feja.

ARTIKULLI I PLOTË:

Pavarësisht nga pandemia, shumë pelegrinë dynden në Kishën e Shën Ndojit në majën e një mali në Laç. Besimtarë ose ateistë, myslimanë apo të krishterë, të gjithë kërkojnë ngushëllim, mbase edhe një mrekulli, për të lehtësuar ankthin e tyre. Në këtë vend të vogël në Ballkan, kufijtë midis feve janë porozë, paganizmi nuk është kurrë shumë larg, bestytnitë dhe legjendat janë me bollëk. Në majë të malit që mbikëqyr qytetin e Laçit, në veri-perëndim të vendit, kisha “Saint-Antoine”, e quajtur kështu sepse prifti “Antoine of Padova” qëndroi në një shpellë aty pranë, ka tërhequr pelegrinë për shekuj me radhë.

Por me pandeminë që përfshiu Shqipërinë dhe botën, më shumë njerëz se kurrë kanë shkuar për të gjetur paqe në këtë vend ku Zoti është i njëjti për të gjithë.

“Të gjithë besojnë në mrekullinë që mund të ndryshojë jetën e tyre,”-shpjegoi Afërdita Onuzi. 

“Ata ndezin qirinj për të plotësuar dëshirat e tyre, vendosin rroba për fëmijët e sëmurë me shpresën e shërimit, lënë fotografi të të dashurve të tyre për t’ju sjellë fat të mirë. Përtej dhimbjes trupore, ata duan të shërojnë shpirtrat e tyre. Njerëzit vijnë në këtë vend të shenjtë për të kërkuar zgjidhje për sëmundjet e tyre dhe për të hequr qafe frikën e tyre përballë pandemisë,”- tha prifti Mirash Ivanaj.

Shumë njerëz, si 20-vjeçarja Ada Zdrava e kanë vizituar këtë vend për herë të parë. Ajo dëshiron kisha të “lehtësojë ankthet e saj” dhe të shtojë lumturinë e familjes së saj.

Shqipëria dhe 2.8 milion banorët e saj kanë jetuar prej kohësh nën një diktaturë të ashpër komuniste, e cila kishte kthyer ateizmin në një dogmë duke ndaluar çdo praktikë fetare dhe të gjitha format e besimit. Në prag të rënies së regjimit në 1991, vendi riktheu traditat e tij fetare të tolerancës. Një shumicë myslimane jeton së bashku me pakica të mëdha katolike dhe ortodokse, ndajnë festat fetare dhe nuk kanë probleme as me martesat e përziera.

– Një pulë kurban –

Në fshatin Valias afër Tiranës, “teqeja” – ose vendi i adhurimit – i Bektashinjve, një degë mistike e Sufizmit, tërheq besimtarët e të gjithë besimeve. Shumë lënë një rrobë brenda natës në një varr brenda, “në mënyrë që ajo të mbajë larg sëmundjen dhe t’i sjellë mirëqenies atij që e vesh”, tha kujdestarja 60-vjeçare e teqesë, Servete Mullai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Albana Disha, 50 vjeçe, kohët e fundit ka sakrifikuar një gjel për të lehtësuar mërzinë e djalit të saj, një praktikë e rrënjosur nga traditat pagane që i konsiderojnë shpendët një ofertë ideale për perënditë për shkak të shijes mishit të tyre.

– Arushët në çati –

“Shqiptarët besojnë në fuqinë e diellit, fuqinë e gurëve, detit, natyrës sepse në thelb, kultura jonë vjen nga paganizmi, i cili mbetet themeli i identitetit dhe jetës së përditshme, pavarësisht mbivendosjes së konvertimeve fetare, shpjegon Alfred Halilaj, një antropolog në Universitetin e Durrësit,”-thotë ai.

“Ankthi dhe frika që ka shkaktuar kjo pandemi, i ka shtyrë njerëzit të kthehen në besime ose imagjinata të ndryshme në një përpjekje për të gjetur një kurë shpirtërore, por pa përjashtuar në asnjë rast ekzistencën e spitaleve dhe rolin e mjekësisë,”-shtoi ai.

Nëse lëviz në Shqipëri është e zakonshme të shohësh arushë pellushi në pjesën e përparme të shtëpive, pasi besohet se ata do të largojnë “syrin e keq” të fqinjëve xhelozë. Forma të tjera të kërkimit të mrekullisë janë të shumta, siç është vargu me hudhra që 73-vjeçari Ramzan Sefaj mban në makinën e tij për t’u ruajtur nga fatkeqësitë.

“Frika na bën të besojmë më shumë në Zot, por gjithashtu na bën të kapemi pas sendeve të vogla kundër fatit të keq dhe syrit të keq”, shpjegoi pensionisti, i cili jeton në periferitë e Tiranës dhe mbijeton nga të ardhurat e shtatë fëmijëve të tij që punojnë në ndërtim jashtë venditnë Londër, duke u ankuar që ai “nuk mund të ndajë vaktin e mbrëmjes me ta” .

“Atmosfera është gjithnjë e më e rëndë pasi njerëzit bombardohen nga informacione alarmante dhe shqetësuese dhe i nënshtrohen një rritjeje mbarëbotërore të lajmeve të rreme virale,”- vëren Lutfi Dervishi, ekspert i komunikimit në Universitetin e Tiranës. Sipas tij, qytetarët dynden te “ilaçet psikotrope”, zbatojnë të gjitha këshillat e gjetura në internet dhe gjejnë “pak qetësi shpirtërore në besime”.

Marrë dhe përkthyer nga Monde

(k.m/dosja.al)

Shto Koment