Politike

“Vizita si pelegrinazh për të mbrojtur Thaçin”, Rama i përgjigjet LVV-së: Jam këtu për të ndarë të drejtë nga e padrejta, besoj se aktakuzat janë goditje për Kosovën

VIDEO
Rama tha se  vizita e tij dhe reagimi kundër asaj aktakuze janë bërë për shkak se duhet ndarë e drejta nga e padrejta.
Featured image of article: “Vizita si pelegrinazh për të mbrojtur Thaçin”, Rama i përgjigjet LVV-së: Jam këtu për të ndarë të drejtë nga e padrejta, besoj se aktakuzat janë goditje për Kosovën Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje që ka thënë se vizita e tij në Kosovë është një pelegrinazh në mbrojtje të Hashim Thaçit. Rama tha se  vizita e tij dhe reagimi kundër asaj aktakuze janë bërë për shkak se duhet ndarë e drejta nga e padrejta.

Historia nuk duhet të jetë subjekt i shkruar nga zëra që vijnë e shkojnë por që të jem i drejtëpërdrejtë, ne nuk kemi ardhur këtu si grupi i avokatëve të Thaçit apo Veselit. Nuk kemi ardhur këtu që tu qëndrojmë moralisht dy figurave institucionale, kemi ardhur këtu pasi unë besoj shumë fort se do ketë konsenguenca të rënda për Kosovën.

Nëse në këtë moment nuk ndajmë qartë drejtësinë nga padrejtësia. Reagimi në Kuvend dhe ardhja ime këtu, nuk nënkupton asnjëlloj përpjekje dhe asnjë lloj mendimi për të vënë në pikëpyetje ballafaqimin me drejtësinë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama ka përfunduar vizitën 2 ditore në Kosovë. Për dy ditë me radhë, Rama takoi liderët politikë në Kosovë, por nuk shtrëngoi dot duart me Haradinajt. Kreu i qeverisë tha se i kishte kërkuar takim, por i ishte mbyllur dera. Në fund të vizitës, Kryeministri ka njoftuar tërheqjen e padisë kundër kreut të AAK-së. Rama tha se vizita në Prishtinë ishte për tu informuar dhe jo për të bashkuar politikën. Ai ka kundërshtuar edhe njëherë aktakuzat e tha se Kosova sot ndodhet në një udhëkryq të madh dhe në rrezik.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment