Rajoni

Vizita misterioze në Hagë pas marrjes së Thaçit në pyetje, Raportuesja për Kosovën në PE: Nuk ndërhyra tek Specialja

Vizita eurodeputetes gjermane, zgjoi kritika të ashpra në Kosovë, për ndërhyrje në drejtësi, por ajo e mohon këtë gjë
Featured image of article: Vizita misterioze në Hagë pas marrjes së Thaçit në pyetje, Raportuesja për Kosovën në PE: Nuk ndërhyra tek Specialja Viola Von Cramon, raporuesja për Kosovën në PE

BRUKSEL- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka zhvilluar një vizitë në Hagë një ditë pas përfundimit të presidentit Thaçi dhe takoi disa udhëheqës të Gjykatës Speciale.

Vizita eurodeputetes gjermane, zgjoi kritika të ashpra në Kosovë, për ndërhyrje në drejtësi, por ajo e mohon këtë gjë. Në një reagim për mediat në Kosovë, Cramon shprehet se nuk ka ndërhyrë tek Specialja.

Unë kurrë s’kam ndërhyrë dhe kurrë nuk do ta bëja një gjë të tillë. Askush nga ne në Parlamentin e Europës nuk do të involvohej në ndonjë vendim të gjyqësorit. Kur bisedoni me prokurorin special Jack Smith, pastaj me ata të regjistrit si dhe me kryetarin e gjykatës ju do ta shihni se ata janë krejt të pavarur. Ata nuk do të lejojnë të bëni madje asnjë pyetje specifike për cilindo rast që e kanë në shqyrtim”, tha ajo për Klan Kosovën.

Raportuesja në Parlamentin Evopian mohon se kishte ftesë për vizitë por vetëm kërkesë që e kishte bërë qysh në fillim të vitit e që e realizoi të premten e 17 korrikut. “Specialja është strukturë e rëndësishme për sundim të ligjit e Kosovës. Është obligimi im që të njoftohem me punën e këtij institucioni në Hagë. Kjo ishte arsyeja kyçe e vizitës sime. Natyrisht isha e interesuar të dija se si është strukturimi dhe pse kanë marrë aq shumë kohë”, shpjegoi ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Cameron është shprehur se Specialja është institucion i rëndësishëm për të sjellë drejtësi në Kosovë, për krimet e supozuara të luftës. Deri më tani prokurorët kanë intervistuar qindra ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë javës së kaluar në Hagë është intervistuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment