Dikur

Vizita historike e presidentit Xhorxh Bush në Shqipëri/ Misteri ende i pazbardhur, a iu vodh vërtetë ora? (VD)

Ishte vetë Xhorxh W. Bush, ai që mohoi lajmin duke treguar orën e tij para kamerave gjatë një deklarate për shtyp.Ai u shpreh se "gurguleja" për orën e tij ishte lajmi më qesharak që ka dëgjuar ndonjëherë.
Featured image of article: Vizita historike e presidentit Xhorxh Bush në Shqipëri/ Misteri ende i pazbardhur, a iu vodh vërtetë ora? (VD) Xhorxh Bush

TIRANË– Ditën e sotme në rubrikën “Dikur” do të rikthehemi në 12 Qershor të vitit 2007 në qytetin e Fushë-Krujës. 

Qyteti i vogël priti ish-presidentin e SHBA-ve Xhorxh Bush, për nder të të cilit u ngrit edhe një statujë.

Por pavarësisht pritjes spektakolare dhe statujës së ngritur në nder të tij, tjetër gjë bëri bujë në mediat vendase dhe ndërkombëtare, ajo ishte ora e presidentit Bush.

Me shpejtësi u shpërnda lajmi se presidentit amerikan iu vodh ora gjatë vizitës në Fushë Krujë duke bërë jehonë edhe në mediat e huaja. 

Menjëherë lajmi u verifikua nga ABC News dhe Reuters, të cilët në bazë të kontakteve të tyre me Shtëpinë e Bardhë kundërshtuan ngjarjen. Ata cituan një zëdhënëse të Shtëpisë së Bardhë që tha se presidenti kishte hequr orën vetë dhe ia kishte dorëzuar një agjenti të Shërbimit Sekret.

Pas mediave ishte vetë Xhorxh W. Bush, ai që mohoi lajmin duke treguar orën e tij para kamerave gjatë një deklarate për shtyp.

Ai u shpreh se “gurguleja” për orën e tij ishte lajmi më qesharak që ka dëgjuar ndonjëherë.

Edhe pse të gjitha zërat u shuan nga presidenti Bush, ende vijon debati nëse ora ishte vjedhur apo jo edhe pse vlera e saj ishte plot…50 dollarë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment